Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha: Tirana, për herë të parë në këto tre vjet me buxhet të plotë
English

Basha: Tirana, për herë të parë në këto tre vjet me buxhet të plotë

Tiranë, 29 dhjetor 2011, NOA Update – Pas afro gjashtë orë debatesh, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi në mbledhjen e fundit për këtë vit, vetëm me votat e këshilltarëve të mazhorancës, pra me 29 pro dhe 25 kundër, buxhetin e Bashkisë për vitin 2012, i cili parashikohet të investohet në tri shtylla kyç: punësim, përmirësimin e cilësisë së jetës dhe infrastrukturë, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Këshilltarët e majtë në Këshillin Bashkiak e cilësuan buxhetin si një kopje të keqe të atij të dy viteve më parë, ndërsa e kanë cilësuar konsultimin e tij me qytetarët thjeshtë një fasadë.

Por, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha gjatë prezantimit të projekt-buxhetit të Bashkisë që kap vlerën e 70 milionë dollarëve deklaroi mbrëmë se Tiranës për herë të parë po i paraqitet një buxhet i plotë, dhe që sipas Bashës do të jetë i përvitshëm.

I pari i Bashkisë nënvizoi se me këtë buxhet, prej 70 milion dollarësh apo 7 miliardë lekësh gjithsej, Tirana do të përjetojë trefishim të investimeve publike dhe të të ardhurave, krahasuar me kohën më të mirë të investimeve gjatë këtyre 20 viteve.

Gjatë prezantimit kryebashkiaku Basha bëri me dije se zëri i investimeve në buxhetin për vitin 2012 zë 33% të 70 milion dollarëve.

Sipas tij kjo është 2% më shumë se sa sasia më e madhe e investimeve që qyteti ka përfituar këto 20 vite. Kryetari i Bashkisë deklaroi se Bashkia e Tiranës këtë vit nis të shlyejë principalin dhe interesat e kredive të marra në 10 vitet e kaluara.

Gjatë prezantimit, Kryebashkiaku i Tiranës theksoi se investimet publike nga buxheti i Bashkisë do të bëhen transparente për qytetarët, duke nënvizuar se fondet për investimet janë më të mëdha se shpenzimet për mbajtjen e administratës së Bashkisë.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij Basha theksoi se në buxhet nuk janë llogaritur taksat dhe tarifat vendore, duke vënë në jetë propozimin për heqjen e tyre ndaj të gjithë bizneseve të reja që punësojnë 50 apo më shumë qytetarë të Tiranës, dhe uljen me 30% të taksës së ndikimit në infrastrukturë për të gjithë sipërmarrjet që punësojnë mbi 75 qytetarë të Tiranës.

Në buxhetin e vitit 2012, një zë i veçantë i investimeve do të shkojë për infrastrukturën arsimore, ku janë parashikuar ndërtimi i 4 shkollave të reja 9-vjeçare, 2 shkollave të mesme, 3 kopshteve dhe 2 çerdheve.

Po kështu edhe politikave sociale dhe mjedisore u është kushtuar një fond i veçantë, që parashikon ngritjen e 6 qendrave të reja sociale, dhënien e bonusit të qerasë për familjet në nevojë, lehtësira fiskale për kategoritë në nevojë, pensionistët dhe veteranët; programin e Integrimit të të Pastrehëve, funksionimin e banesave sociale, etj.

Një reformë e rëndësishme e Bashkisë është edhe aplikimi online për lejet dhe liçensat që pritet të nisë vitin e ardhshëm.

Sipas Bashës edhe për transportin publik do të planifikohen skema të reja të transportit publik, do të shtohen hapësirat e gjelbra dhe organizimi i trafikut në qytet do të kontrollohet nga një qendër me teknologji moderne. Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi mbrëmë edhe shtatë projekte të reja për krijimin e vendeve të reja të punës, për ndërtimin e një Tirane europiane, dhe për të përmirësuar shërbimet e qytetit.

mit/NOA

KOMENTE