Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
George Michael: Unë, mes jetës dhe vdekjes
English

George Michael: Unë, mes jetës dhe vdekjes

Nju Jork, 29 Dhjetor 2011, NOA - George Michael është mirë dhe është kthyer në shtëpi.

Megjithatë për të gjithë ata persona që kishin dyshime mbi seriozitetin e deklaratave për shëndetin e tij pa rrezik jete, ka qenë vetë këngëtari,që ka folur për herë të parë.

“Për disa kohë kam qenë mes jetës dhe vdekjes – pohoi ai në një konferencë për shtyp jashtë shtëpisë së tij, në oborrin përpara sic edhe shikoni në foto. "Ka qenë periudha më e errët e jetës sime dhe ndihem me fat që jam këtu. Tani jam ende tepër i dobët por ndihem i lumtur që nuk jam më mes jetës dhe vdekjes”.

Turneu që po zhvillonte këngëtari nëpër botë po korrte një sukses të vërtetë, por më pas ai u ndërpre nga sëmundja. Megjithatë duhet theksuar se ky ishte i fundit nga problemet që mund të kishte artisti i famshëm.

George Michael faktikisht nuk rrezikoi vetëm të mos këndonte më, por rrezikoi jetën në atë dhomë të spitalit të Vjenës.

“Kanë kaluar 3 javë nga tentativa që më mbajti të gjallë – rrëfen ai – jam me shumë fat që ndodhem këtu. Me sa duket dikush mendon se kam ende punë për të kryer këtu në këtë botë...”.

r.b/NOA

KOMENTE