Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kartolina, Rama: Habi me reagimet, gogësima orientale para të bukurës
English

Kartolina, Rama: Habi me reagimet, gogësima orientale para të bukurës

Tiranë, 29 dhjetor 2011, NOA- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, në kundërpërgjigje të deklaratave të Kryeministrit Berisha reagon në faqen e tij në rrjetin social.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, në komentin e tij në Twitter, Rama shprehet se, “Tre ngjarjet e mëdha të vitit? Vrasjet në bulevard, vjedhja e zgjedhjeve në Tiranë, refuzimi i statusit kandidat! Me të treja qeveria krenohet!”.

Ndërkaq ai nuk nguron as të komentojë reagimet për foton e urimit në web.

“Jam i mahnitur me reagimet për foton e urimit tim ne web, si largqoftë në kohën e Plenumit IV! Po ato gogësima orientale para të bukurës...”, shprehet Rama.

Ndërkaq në konferencën e fundit për këtë vit, Kryeministri Berisha i pyetur nga gazetarët lidhur me kartolinën e kryesocialistit Edi Rama, tha se, si komunikim online konsideron mesazhet e celularit sepse shkalla e penetrimit të celularëve është më e lartë se interneti, pasi përdorimi i tij është më i kufizuar rreth 50%.

“Unë nuk bëj kartolina online, bëj një kartolinë me logon e Këshillit të Ministrave është një kartolinë që ne e dërgojmë si Kryeministri”, u shpreh Berisha për këtë çështje.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Enco Grimaldi20:46 - 29 Dhjetor 2011
    Soku Rama,te na e kishe kthyer perpara,ku i dihet,edhe mund ta pelqenim me shume,por keshtu nga prapa postojua socialisteve ne Kavaje dhe Elbasan se do te te kthejne urime te perzemerta