Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për 30 dhjetor 2011
English

Parashikimi i motit për 30 dhjetor 2011

Tiranë, 29 dhjetor 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, dita e nesërme do të nisë me vranësira në të gjithë territorin ku më të dendura vranësirat do të jenë në jug duke gjeneruar shira me intensitet të ulët. Duke ju afruar orëve të mesditës vranësirat dhe shirat e dobët do të rrezikojnë të gjithë vendin. Në zonat malore, kryesisht në juglindje do të ketë reshje të pakta dëbore.

Edhe gjatë pjesës së dytë të ditës qendra dhe jugu do të mbeten me vranësira dhe reshje të dobëta shiu e dëborë ndërsa në veri dhe veriperëndim të territorit do të ketë vranësira dhe intervale të shkurtra me kthjellime. Në kushte të vranësirave dhe shirave të dobët do të mbetemi edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale ku më e ndjeshme rritja do të jetë në jug të vendit ndërsa mesdita do të sjellë 2 gradë rënie të temperaturave për shkak të vranësirave dhe reshjeve gjatë ditës.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 37 km/h nga drejtimi jugor - juglindor duke bërë që dallgëzimi të arrijë deri në 3 ballë.

Europa

Edhe nesër, Europa Veriperëndimore, Verilindore dhe vendet e Balltikut do të mbeten me vranësira, reshje shiu dhe dëborë. Në Europën Qendrore vranësirat do të pësojnë fuqizim të mëtejshëm duke bërë që intensiteti i reshjeve të shiut dhe të dëborës të rritet. Pjesa më e madhe e Gjermanisë do të rrezikohet nga dëborë e dendur po ashtu edhe veriu i Francës. Mot i paqëndrueshëm do të dominojë sërish në Rajonin e Mesdheut sidomos në zonën e Alpeve do të ketë dëborë të dendur. Edhe Europa Juglindore do të ketë shira në formë rrebeshi, kryesisht Greqia. Ndërsa në Europën Jugperëndimore, Lindore do të dominojë mot i kthjellët.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Vendet Nordike do të mbeten me dëborë të dendur dhe stuhi të forta ere

- Ishujt Britanike alarmojnë shira intensive dhe stuhi me rrufe

- Franca dhe Gjermania rrezikojnë dëborë të dendur

a.y/NOA

KOMENTE