Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Putin: Jo president i përkohshëm
English

Putin: Jo president i përkohshëm

Rusi, 29 dhjetor 2011, NOA - Kryeministri rus, Vlladimir Putin e ka refuzuar idenë për t'u bërë president i përkohshëm, para zgjedhjeve të marsit, në të cilat ai është favorit për ta fituar garën.

Putin tha para gazetarëve se nuk e kanë diskutuar një ide të tillë. Komenti i tij vjen pas një varg spekulimesh se Putini mund të tërhiqet nga posti i tij si kryeministër dhe të marrë detyrën e presidentit para zgjedhjeve të 4 marsit të vitit të ardhshëm.

Putin gjithashtu tha se ai është i hapur në parim që të bisedojë me protestuesit opozitarë, të cilët udhëhoqën një numër protestash kundër tij, pas zgjedhjeve parlamentare të dhjetorit.

Por ai ka refuzuar bisedime me liderët e opozitës që kërkojnë zgjedhje të reja dhe dorëheqjen e tij.

NOA/RFE

KOMENTE