English

Shpërthim në Birmani, 17 të vdekur

Birmani, 29 dhjetor 2011m, NOA - Një shpërthim në qytetin më të madh të Birmanisë ka lënë të vdekur të paktën 17 njerëz dhe 80 të tjerë janë plagosur.

Policia nuk janë të sigurt se kush ka qenë shkaktar i shpërthimit në Jangon. Sidoqoftë, raportet thonë se shpërthimi ndodhi brenda ose në afërsi të një depoje të një spitali.

Dëshmitarët thonë se fillimisht kanë dëgjuar një shpërthim të madh, e më pas disa më të vegjël. Zjarrfikësit dolën menjëherë në vend të ngjarjes, për t’u përballur me zjarrin e shkaktuar nga shpërthimi.

NOA

KOMENTE