Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sulmet e Turqisë kundër rebeleve kurdë lejnë 30 të vdekur
English

Sulmet e Turqisë kundër rebeleve kurdë lejnë 30 të vdekur

Turqi, 29 dhjetor 2011, NOA - Avionët luftarakë turq kanë vrarë të paktën 30 njerëz sot gjatë sulmeve në zonën kurde, në pjesën juglindore të vendit, në afërsi me Irakun.

Ertan Eris, një këshilltar në provincën Sirnak, aty ku edhe ndodhën bombardimet, tha se të paktën 11 trupa janë identifikuar në fshatin Ortasu.

Ndërsa Fehmi Jaman, kryetari i Uluderes, vend në provinën Sirnak, tha se ata kanë 30 trupa, që të gjithë të djegur.

Zyrtarët lokalë të sigurisë kanë konfirmuar bombardimet, por refuzuan të japin shifra rreth numrit të viktimave apo të komentojnë arsyen e sulmit.

Turqia juglindore për shumë vite ka qenë vatër e rezistencës ndaj sundimit turk, e udhëhequr nga Partia e Punëtorëve Kurdë. Turqia rregullisht ndërmerr operacione ushtarake kundër kësaj partie.

NOa/RFE

KOMENTE