Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi: Shkëputja nga interesat partiake, korrektësi e Presidentit
English

Topi: Shkëputja nga interesat partiake, korrektësi e Presidentit

Tiranë, 29 dhjetor 2011, NOA- Presidenti i vendit Bamir Topi e konsideron vitin 2012 si një vit reflektimi për shqiptarët.

një intervistë për Deutche Wellen, mbi zhvillimet më të rëndësishme në Shqipëri ai sqaron raportet e tij të vështira me maxhorancën e djathtë dhe pritshmëritë e vitit që vjen.

Ai shprehet edhe lidhur me ato që ka cilësuar si ngjarje të mira dhe të këqija, “Në sensin kronologjik ajo që nuk do të dëshiroja të ndodhnin, janë ngjarjet e 21 janarit. Ngjarje që krijuan një situatë shumë të rëndë në Shqipëri dhe besoj se krijuan atë kusht paraprak që të mos merrej në konsideratë si një element pozitiv në integrimin e Shqipërisë në BE. Pra mosmarrja e statusit të vendit kandidat për në BE, përveç disa elementëve të tjerë që lidhen me plotësimin e rekomandimeve të Komisionit Europian patjetër që janë të influencuara dhe nga ngjarjet e janarit. Ajo që mund të konsiderohet pozitive, po në sensin politik, ishte rikthimi tek dialogu, rikthimi i bashkëpunimit parlamentar. Dhe ajo që është akoma dhe më pozitive është fakti se pavarësisht situatave politike që kaluan unë besoj se institucionet shqiptare janë të tilla që garantojnë jo vetëm një respektim të dokumentit themeltar të shtetit, por garantojnë dhe funksionalitetin e tyre, që do të thotë se shteti sa vjen dhe konsolidohet”.

Ndërsa lidhur me luftën kundër korrupsionit dhe problemeve me të ai tha se, çështja e luftës kundër korrupsionit duhet të përballohet nga të gjitha institucionet, së pari nga ato të politikës.

Lidhur me akuzat e Kryeministrit Berisha ndaj tij, Topi u shpreh se shkëputja nga interesat partiake tregon se fakti që Presidenti akuzohet në këtë linjë është tregues i korrektësisë institucionale dhe konstitucionale të Presidentit, në përmbushje të detyrimeve madhore të tij si President i Republikës.

“Unë ndjehem mirë në zbatimin e Kushtetutës dhe të ligjit, e kam bërë këtë me koshiencë të plotë dhe nuk më shqetësojnë akuzat e partive politike, cilado qoftë ajo. Mua më jep kënaqësi mendimi i qytetarit. Dhe meqë jemi vazhdimisht në kontakt me qytetarët unë marr konsiderata të tjera nga qytetarët”, theksoi Topi. Lidhur me pritshmëritë e tij për vitin 2012, Kreu i Shtetit tha se, viti që vjen është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, sepse është viti jubilar i shpalljes së Pavarësisë, por është dhe një moment kur të gjithë presin që të merret statusi i vendit kandidat për në BE.

a.y/NOA

KOMENTE