Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zbulohet “firma” në gjenet e sklerozës, ja pse humbim kujtesën
English

Zbulohet “firma” në gjenet e sklerozës, ja pse humbim kujtesën

Milano, 28 Dhjetor 2011, NOA - Skleroza e shumëfishtë lë një “firmë” në gjak dhe në sajë të zbulimit të këtij kodi që është i ndryshëm për meshkujt dhe tjetër kod për femrat, shumë shpejt mund të mbërrihet në një diagnozë të konstatuar në kohë të hershme, çka shmang prekjen nga sëmundja problematike.

Gjithçka, siç raportohet për agjencinë e lajmeve NOA.al, mund të arrihet në sajë të vetëm një analize të thjeshtë gjaku.

Zbulimi i “kodit” të kësaj sëmundjeje për të cilën sot nuk ekziston ende një kurë, është kryer nga një grup studiuesish italianë të Institutit “San Raffaele” në Milano, të koordinuar nga Cinthia Farina.

Ata thonë se me zbulimin e këtij të ashtuquajturi kod, do të arrihet që të evitohet humbja e memories, dukuri që po prek jo vetëm moshat e thyera por edhe rininë. Skleroza shkakton humbje të kujtesës edhe për gjëra momentale duke sjellë situata të pakëndshme për të prekurit dhe njerëzit pranë tyre.

Një person me shkallë jo shumë të lartë prekjeje nga skleroza, shprehet me bindje të fortë për një veprim të pakryer se e ka bërë, ose e kundërta.

r.b/NOA

KOMENTE
  • Kosova Albania Kosova Albana21:50 - 29 Dhjetor 2011
    po si mund ta arrim qellimin ktu qe te kem sukses ti shpetojm skrilozes