English

Fondacioni “Fëmijët shqiptarë” dhurata në qendrën e shëndetit mendor

Tiranë, 30 dhjetor 2011, NOA- Fondacioni “Fëmijët shqiptarë” ndau dhurata në qendrën komunitare të shëndetit mendor pranë QSUT.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, në këtë qendër të tipit “shtëpi të mbështetura” trajtohen dhe marrin shërbime aktualisht 9 pacientë meshkuj të cilët më parë kanë qenë kontigjent i të sëmurëve të Repartit të Kronikëve të Shërbimit të Psikiatrisë pranë QSUT “Nënë Tereza”.

Ne emër të zonjës Liri Berisha dokotoreshë Anila Godo e cila ka dhënë një kontribut te vyer në funksionimin e kësaj qendre dhe doktoreshë Eleni Nastatsi dhuruan për këta pacientë pako me veshmabathje në përputhje me nevojat e tyre si dhe një karrocë invalidësh për njërin prej tyre te përgatitura nga Fondacioni.

Qendra është ndërtuar nga Komuniteti i Sant’Edigios dhe aktualisht menaxhohet dhe financohet nga ky komunitet.

Kjo qendër po bën të mundur për herë të parë në Shqipëri deinstitucionalizimin e të sëmurëve kronikë mendor nga spitali psikiatrik drejt shtëpisë komunitare me qëllim mbylljen përfundimtare të repartit ku ata ishin hospitalzuar. Kjo shtëpi, ashtu si edhe qendrat e tjera komunitare të shëndetit mendor, ofron shërbime rehabilituese edukuese dhe kuruese. Pacientët e strehuar këtu kanë humbur aftësitë për shërbime elementares si larja,veshja rregullimi i krevatit, kuzhina etj.

a.y/NOA

KOMENTE