Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ja çfarë do të shohim për Vitin e Ri në TV shqiptare
English

Ja çfarë do të shohim për Vitin e Ri në TV shqiptare

Tiranë, 30 Dhjetor 2011 NOA/Rid Bulku - Nata e ndërrimit të viteve dhe ditët festive pas saj, do të vijnë në ekranin e vogël me një strukturë të posaçme programore në televizionet kryesore shqiptare. Peshën kryesore të programeve do ta mbajnë televizionet kombëtare Klan dhe Top Channel si dhe ai kombëtar satelitor Vizion Plus.

Këto tre televizione kanë planifikuar lidhje direkte pak para mesnate me sheshin “Skënderbej” si dhe nga vende të ndryshme të botës ku festohet nata e ndërrimit të viteve.

Televizioni Shqiptar, (TVSH) gjithashtu ka përgatitur një program të posaçëm.

Ndërkohë platformat dixhitale kanë edhe ato pjesën e tyre të tortës së audiencës.

Digitalb ka njoftuar programe festive të vazhdueshme e po ashtu edhe Tring.

NOA.al ju sjell një pasqyrë të detajuar të programeve festive.

Tv Klan

Mbrëmja e 31 dhjetorit në Klan do të sjellë sezonin final, premierë të serialit komik Jeta sipas Xhimit, me aktorin me origjinë shqiptare, Xhim Belushi.

Menjëherë më pas vjen spektakli enkas për Vitin e Ri, Kengët e Shekullit, me pjesemarrjen e emrave të njohur te muzikes shqiptare: Rovena Dilo, Eranda Libohova, Frederik Ndoci, Rosela Gjylbegu, Stefi dhe Endri, Manjola Nallbani, Kastriot Tusha, Eli Fara, Vikena Kamenica, Aurela Gaçe.

Pjesa e dytë e këtij spektakli do të jetë më 2 janar.

Kurse 1 janari në pasdreke sjell E Diela Shqiptare, një format special për festën. Muzike Live, balet, këngëtarët më të mirë, talk-show, kamera te fshehta, nën drejtimin e Ardit Gjebrea.

Mbrëmjen e 1 janarit Klan do të shfaqë premierë, American Music Aëards 2011 - ceremonia gala e çmimeve vjetore. Edicioni i 39-te i çmimeve vjetore muzikore amerikane, nga teatri “Nokia Theatre” ne Los Angeles. Vleresimi vjetor i yjeve me te mire amerikane me kengët hite te ketij viti, i cili transmetohet ne me shume se 150 televizione ne te gjithe boten.

Dita e dytë e vitit në Klan do të sjellë më të mirat e Maratgonës së Kengës Popullore. Kurse në mbrëmje vjen “KENGA Epike”. Ky është një koncert me muzikë popullore tradicionale shqiptare. Eposet me lahute, kenga polifonike shqiptare dhe perlat e folkorit tone vijnë për herë të parë në projeksione 3D, në këtë koncert të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes me rastin e 99-vjetorit të themelimit të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare.

Netët festive në Klan do sjellin dhe filma premierë, “Corleone”, “Paparazzi”, “Më në fund Krishtlindje”.

Klikoni këtu për të parë strukturën e plotë programore të Televizionit Klan.

Top Channel

Natën e ndërrimit të viteve ky televizion ofron aktorët e Portokalli në një program festiv. Spektakli i Vitit të Ri titullohet “Pa semafor”. Organizatorët kanë parasysh idenë e një trafiku të paorganizuar që ka idenë e një aktrimi pa limit në natën e ndërrimit të viteve. Në këtë program do të jenë emisionet e Top Channel në versionin e Portokallisë. Më datë 1 janar, Top Channel do të shfrytëzojë rastin të evidentojnë festimet për 10 vjetorin e krijimit të tij. Një mbrëmje gala e konceptuar mes bisedave të disa prej emrave të Top Channel, klipeve artistike me kujtime ndër vite dhe elemente të tjera të spektaklit. Kurse mbrëmjen e 2 janarit do të jetë një spektakël festiv ku protagonistët janë të vegjlit, me “1001 Pse” siç edhe titullohet ky program. Po më 2 janar, do të transmetohet një show i dedikuar kinematografisë botërore, i titulluar “Kinemaja dhe yjet 2011”. Një program që sjell magjinë e artit të shtatë, me intervista nga yjet e Hollywoodit dhe eventet më të rëndësishme të kinematografisë. Edhe Top Channel do të ketë disa filma premierë në netët festive, si “Ray” që i kushtohet jetës së Ray Charles, komedia “Mizori e padurueshme” me George Clooney dhe Catherine Zeta-Jones, si dhe një komedi-romancë - “Festa” ku interpretojnë Kate Winslet, Jude Law dhe Cameron Diaz.

Klikoni këtu për të parë strukturën e plotë programore të kanaleve Digitalb.

Vizion Plus

Në mbrëmjen e 31 dhjetorit ky televizion sjell spektaklin “31 Show”. Protagonistë janë aktorët e Apartamentit XXL dhe Sketch Show. Një maratonë rreth katër orëshe me argëtim posaçërisht për natën e ndërrimit të viteve.

Gjatë natës duke nisur nga ora 02.00 do të transmetohen tre filma, “Blade of Glory”, “No country for old men” dhe “Dog problem”.

Më 1 janar, Vizion Plus do të transmetojë herët në mëngjes, 06.50 baletin Romeo e Xhulieta. Në orët e mbrëmjes, do të jenë më të mirat e “Oops” dhe koncerti “Sofra tiranase”.

Edhe në këtë natë do të transmetohen tre filma të tjerë premierë, “The Heartbreak kid”, “Shooter”, “Trojan Horse”.

Më 2 janar, ky televizion në mbrëmjen e parë transmeton “Histori dashurie” nga Ermira Çausholli.

Kurse filmat premierë të kësaj nate në Vizion Plus janë “Transformers”, “Stardust”, “D’artanjani dhe tre musketierët”.

Klikoni këtu për të parë strukturën e plotë programore të Vizion Plus.

Kurse këtu mund të shihni strukturën e plotë programore të kanaleve Tring.

KOMENTE