Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Korrupsion e falsifikim dokumentash, prangosen tre persona, njëri kosovar
English

Korrupsion e falsifikim dokumentash, prangosen tre persona, njëri kosovar

Durrës, 30 dhjetor 2011, NOA – Nën akuzën e korrupsionit aktiv në sektorin privat, falsifikimit të dokumentave, vulave, stampave apo formularëve janë arrestuar dy persona në Durrës dhe është shpallur në kërkim një i tretë, raporton korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.al.

Policia e Durrësit bën me dije se sot në orët e para të mëngjesit u arrestuan 41-vjeçari Kujtim Alushi, banues në Zallher Tiranë dhe 48-vjeçari Agron Spanjolli banues në Durrës.

Policia e Durrësit bën me dije se dy të arrestuarit në bashkëpunim me Shahin Dalipin i shpallur në kërkim, dyshohen se kanë falsifikuar dokumenta për zhdoganimin e automjetit tip Benz ML prodhim i vitit 2001, me targa BJ606MW.

Kjo makinë në librezën e mjetit dhe aktin e pronësisë figuron me targa DJ052VH.

Nga hetimi rezultoi se Kujtim Alushi dhe Agron Spanjolli i kanë kërkuar shumën prej 1.4 milionë lekë shtetasit Shahin Dalipi; shumë e cila është sa dyfishi i vlerës reale të doganës së mjetit.

Tashmë policia po punon për kapjen e 45-vjeçarit Shahin Dalipi, banues në Shijak.

Ndërkohë po sot në orët e para të mëngjesit Policia e Durrësit arrestoi 25-vjeçarin nga Mitrovica Kastriot Kabashi.

Sipas policisë, shtetasi kosovar u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit duke tentuar të kalojë kufirin për në Itali, duke përdorur dokumenta bullgare.

Policia dyshon se pasaporta, letërnjoftimi dhe patenta bullgare janë të falsifikuara.

Kastriot Kabashi është nën akuzë për falsifikim të dokumentave.

mit/NOA

KOMENTE