Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuvendi: Listat zgjedhore duhet të jenë kategori ligjore, e jo kushtetuese
English

Kuvendi: Listat zgjedhore duhet të jenë kategori ligjore, e jo kushtetuese

Prishtinë, 30 Dhjetor 2011 NOA/Rid Bulku - Listat zgjedhore duhet të jenë kategori ligjore, e jo kushtetuese. Kështu, u vlerësua në mbledhjen e sotme të Komisionit për amendamentimin e Ligjit për Zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, kryesuar nga Haki Demolli, kryetar i Komisionit.

Ky rekomandim në formë amendamenti, do t'i propozohet edhe Komisionit për Amendamentimin e Kushtetutës të Republikës së Kosovës, raportona agjencia e lajmeve NOA.al.

Në këtë mbledhje, u diskutua edhe për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Amendamentet e hartuara nga Komisioni, e që kanë të bëjnë me strukturën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve , mandatin dhe kohëzgjatjen e tij, po ashtu do t'i rekomandohen për miratim Komisionit për Amendamentimin e Kushtetutës të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, lidhur me listat zgjedhore, se a duhet të jenë të hapura, apo të mbylluara, Komisioni do të vendosë pasi që subjektet politike të japin rekomandimet.

r.b/NOA

KOMENTE