Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Miratohet plani i punës për vitin 2012
English

Miratohet plani i punës për vitin 2012

Mitrovicë, 30 Dhjetor 2011 NOA/Rid Bulku - Në mbledhjen e 25-të rregullt, mbajtur të sot nën drejtimin e Rrustem Musës, kryesues dhe në prani të kryetarit të Komunës, Avni Kastrati, Kuvendi i Komunës ka shqyrtuar Planin e Punës të Kuvendit të Komunës për vitin 2011 dhe Informatën mbi punën e Kuvendit për periudhën janar-nëntor 2011.

Këshilltarët e Kuvendit të Komunës, pas një debati përmbajtësor, vërejtjeve, sugjerimeve dhe propozimeve të bëra, miratuan planin e tyre të punës për vitin 2012.

Po ashtu, këshilltarët mbështetën edhe Informatën mbi punën e Kuvendit për periudhën janar-nëntor 2011.

Kryetari i Komunës, Avni Kastrati, falënderoi këshilltarët e Kuvendit të Komunës për bashkëpunim të suksesshëm gjatë vitit që po e lëmë pas. Ne veçanti ai falënderoi këshilltarët nga radhët e opozitës, për të cilët tha se kanë qenë aktiv dhe korrekt gjatë punës së tyre.

Ai tha në vazhdim se sajë këtij bashkëpunimi të suksesshëm, gjatë këtij viti Kuvendi i Komunës ka marrë disa vendime shumë të rëndësishme për të mirën e qytetarëve dhe komunës që kanë hap një perspektivë të re për zhvillim të gjithmbarshëm.

r.b/NOA

KOMENTE