Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Në vigjilje të Vitit të ri, Topalli feston me fëmijët në Shkodër
English

Në vigjilje të Vitit të ri, Topalli feston me fëmijët në Shkodër

Shkodër, 30 Dhjetor 2011 NOA - Pas javës së fëmijëve në parlament, Kryetarja e Kuvendit ishte sotShkodër për të festuar me fëmijët e këtij qyteti.

Në vigjilje të Vitit të ri, nxënësit më të mirë të shkollave të Shkodrës, u mblodhën për të festuar në mjediset e Kinema Millenium.

Mes këngëve, valleve e humorit, fëmijët i bënë këto festa edhe më të gëzueshme.

Kryetarja e Kuvendit u uroi fëmijëve një Vit të ri sa më të gëzuar, të rriten të shëndetshëm e të lumtur.

“Këtë sallë, tha Jozefina Topalli, e bëjnë kaq të bukur, jo vetëm nxënësit më të mirë, por dhe artistët më të mirë dhe fëmijët që janë kaq të bukur. Qoftë 2012-ta, një vit i gëzueshëm bashkë me prindërit dhe familjet tuaja.”

Zonja Jozefina Topalli uroi në veçanti, edhe të gjithë mësuesit, duke i falenderuar ata për përkushtimin dhe punën e tyre të palodhur.

Në këtë festë të veçantë fëmijëve iu shpërndanë edhe dhuratat e Vitit të ri bashkë me urimet për sa më shumë gëzime në vitin që po vjen.

r.b/NOA

KOMENTE