Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për 31 dhjetor 2011
English

Parashikimi i motit për 31 dhjetor 2011

Tiranë, 30 dhjetor 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, edhe sot, vendi ynë është dominuar nga moti i paqëndrueshëm. Zonat e ulëta dhe ato bregdetare kanë patur vranësira dhe kthjellime të herë pas hershme ndërsa zonat malore përgjatë kufirit lindor të pranishme kanë patur vranësira dhe reshje të pakta dëbore.

Pjesa e dytë e ditës ka sjellë largim të vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës nga zonat malore duke rikthyer kthjellimet ndërsa bregdeti dhe zona e ulët kanë vijuar të jenë me mot kryesisht të kthjellët por të ftohtë. Parashikohet që edhe gjatë natës kthjellimet dhe temperaturat e ulëta të mbizotërojë në të gjithë vendin tonë.

Temperaturat e ajrit kanë pësuar një rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale.

Era ka fryrë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 37 km/h dhe drejtim veriperëndimor, më problematike era është paraqitur në jug duke gjeneruar në brigjet e Jonit dallgëzim 3 ballë.

Europa

Masat ajrore të ftohta dhe të lagështa oqeanike kanë kushtëzuar mot të paqëndrueshëm me reshje shiu dhe dëborë, në Europën Veriperëndimore duke u shtrirë deri në qendër të kontinentit. Konkretisht në ishujt britanike dhe Irlandë do të ketë vranësira dhe reshje shiu e dëborë. Problematike situata do të jetë edhe në Francë e Gjermani ku reshjet do të bien me intensitet të lartë. Gjatë pjesës së dytë të ditës vranësirat kanë përfshirë zonën e Alpeve dhe Vendet e Balltikut duke gjeneruar reshje shiu dhe dëborë me intensitet të lartë kryesisht në Poloni, Italinë veriore, Austri, veri të Gjermanisë dhe Franceë. E njëjta situatë meteorologjike ka dominuar në një pjesë të Rajonit të Mesdheut, mot i ftohtë me vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëborë. Për sa i përket Europës Jugperëndimore, si edhe një pjesë e Europës Lindore do të dominojë mot i kthjellët dhe i ftohtë.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Ishujt Britanike alarmojnë shira intensive dhe stuhi me rrufe

- Europa qendrore do të rrezikohet nga dëbora e dendur

a.y/NOA

KOMENTE
  • Besim Nikolli20:47 - 30 Dhjetor 2011
    per sot e kam parashikuar vete!!!