Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përse qajnë koreanët
English

Përse qajnë koreanët

"Por sa të vërteta janë lotët, sa e vërtetë është dhimbja “popullore” që përsëritet thuajse simetrikisht sa herë vdes një diktator, duke sfiduar kohët dhe dallimet nacionale? Vërtet “popujt”, në këtë rast koreanët, e duan kaq fort atë që ka qëndruar në krye të piramidës që i shtyp?"...

Nga Andrea Stefani

Opinioni publik në Perëndim duket si i befasuar nga dëshpërimi dhe histeria masive që shoqëroi vdekjen dhe funeralin e Kim Jong Il, diktatorit më të fundit të Koresë së Veriut. Përse qajnë kështu koreanët? – duket se është një nga enigmat që një perëndimor duket se e ka vështirë t’ia gjejë përgjigjen.

Por ndryshe nga ata, ne shqiptarët e dimë shpjegimin. Sepse 25 vjet më parë, kemi qëndruar edhe ne në radhë funerali qindramijëshe për të nderuar fundin e diktatorit Enver Hoxha, monumentet e të cilit po ne, do t’i përmbysnim 5 vjet më vonë nga ai funeral.

E pra përse vajtojnë, përse shkulin flokët në histeri masive koreanët, duke dëshmuar publikisht dhimbje ekstreme për vdekjen e Kim Jung Il? Pamja nuk është fare e re. Ka kohë që përsëritet që nga koha e vdekjes së Leninit, Stalinit, Maos e deri edhe Enverit.

Por sa të vërteta janë lotët, sa e vërtetë është dhimbja “popullore” që përsëritet thuajse simetrikisht sa herë vdes një diktator, duke sfiduar kohët dhe dallimet nacionale? Vërtet “popujt”, në këtë rast koreanët, e duan kaq fort atë që ka qëndruar në krye të piramidës që i shtyp?

Funeralet e diktatorëve janë pjesë e një propagande që tenton manipulimin e opinionit publik botëror dhe gjithashtu edhe atë vendas. Pikërisht në momentin e vdekjes së diktatorit, në momentin e vdekjes së atij që simbolizon fuqinë e regjimit, pikërisht në këtë moment dobësie, regjimi e ndjen se duhet të shfaqet më i fortë se kurrë.

Dhe për këtë, përdorin vdekjen e liderit të deridjeshëm për të farkëtuar zinxhirët e nesërm të diktaturës. Prandaj çdo pikë loti, çdo qarje dhe vajtim grupohet në një histeri masive që me anë të medias, ekspozohet si dashuri për regjimin dhe diktaturën. Skllevërit vihen të qajnë atë që i ka mbajtur të skllavëruar.

Por edhe nëse ka disa që nuk ju vjen të qajnë dhe padyshim që ka jo pak të tillë, ata nuk janë të lirë të mos qajnë, të mos tregojnë dhimbje për atë që në fakt e kanë urryer. Në pjesën më të madhe, dëshpërimi dhe dhimbja e shfaqur nuk janë dashuri e vërtetë për liderin e humbur por frikë nga regjimi, fshehja e ndjenjave të ndaluara.

Por nuk është vetëm kaq e thjeshtë. Ka edhe një tjetër aspekt që qëndron pas fasadës së manipuluar nga regjimi për të treguar një unitet të rremë të “popullit” me të. Është fjala për dhimbjen e sinqertë, të vërtetë, tragjike, që një pjesë e njerëzve (pra edhe e koreanëve sot) kanë përjetuar dhe do përjetojnë në momentet e vdekjes së diktatorit.

Dhe kjo ndodh për shkak se në regjimet shtypëse, pushteti politik, qeveria, ka pasur dhe ka impakt vendimtar në jetën e tyre. Jeta e këtyre njerëzve nuk është formësuar nga liria dhe vullneti i tyre, nga mendja e tyre por nga vullneti i regjimit dhe liderit të regjimit.

Që nga djepi atyre ju është diktuar ç’është mirë dhe ç’është keq, çfarë duhet të urrejnë dhe çfarë duhet të duan, çfarë duhet të pëlqejnë dhe çfarë nuk duhet të pëlqejnë. Atyre ju është diktuar ta duan liderin e partisë në pushtet si diellin dhe dritën e jetës, si babain e tyre politik.

Dhe si të mos qash e vajtosh kur të vdes “babai” i kombit? Prandaj qajnë koreanët, prandaj qajnë 25 vjet më parë shqiptarët apo akoma më thellë në të kaluarën rusët e kinezët. Është rrjedhoja logjike dhe fatale e një kulti stërmadh politik, e një kulti totalitar.

Por kur vjen momenti i fundit të regjimit dhe kur së bashku me të thërrmohen gjithë vargonjtë dhe autoritetet e jashtme që skllavërojnë mendjet e njerëzve, kur frika bie bashkë me diktaturën, ju shikoni të njëjtët njerëz që sot ngashërohen për diktatorin, të vërsulen me entuziazëm dhe gëzim për të përmbysur monumentet e tija të bronzta.

Kështu ndodhi në Shqipëri 20 vjet më parë dhe nuk do të ishte çudi që kështu të ndodhë në të ardhmen në Kore dhe kudo ku ka shtypje. Por nëse liria dhe institucionet e saj që i bëjnë njerëzit zotër të fateve të tyre nuk instalohen, nëse lideri dhe partia në pushtet e qeveri do të vazhdojnë të dominojnë, të pakontrolluar dhe baraspeshuar, fatet e jetëve të njerëzve, ne do të shikojmë përsëri të njëjtën maskaradë dhimbjeje edhe në të ardhmen.

Madje edhe në vende që kanë përmbysur diktatura si Shqipëria. Sepse nëse lideri dhe pushteti vazhdon të dominojë jetën dhe shpresat, njerëzit nuk do të jenë të lirë të shprehin hapur çfarë realisht ndjejnë për liderin dhe pushtetin.

"Shqip"

KOMENTE
  • Andi Lamko16:53 - 30 Dhjetor 2011
    Edhe sikur t'i mendosh vertet keto qe thua ti, nuk te takon te flasesh si bir i ish Byrose Politike qe je ...
  • Enco Grimaldi10:04 - 30 Dhjetor 2011
    Ti po qan per vete si koreanet.Ka 7 vjet Berisha ne pushtet dhe ti ke vene kujen TV me TV,7 here dita.qan per nje parti qe te jete trashegimtare e diktatorit,ndoshta a nuk di perse..C ke me koranet.S te kam degjuar te thuash nje fjale te mire,as per autostradat,as per viziten e presidentit Bush,as kur hyme ne Nato,as kur u hoqen vizat,as,as,as.Leri koreanet ne punen e tyre,shiko veten se po qan pa te qeshur buza nje here.S te gezon asgje e mire.Je bere si tersi pojanit.Shiko rreth e rrotull sa shume gjera te bukura te mira jane bre ,po behen dhe do te behen.Mos u beje qaraman i shekullit te ri
  • roni09:50 - 30 Dhjetor 2011
    PO KU SHKOHET ME KETA PSEUDOANALISTA SI KY TIPA PSE NUK I BEJNE NJE ANALIZE VETES NE RRADHE TE PARE PASATAJ TE BEJNE ANALIZE PER TE TJERET PO JU BEJ NJE LUTJE TE SINQERTE MOS DIL ME NEPER EKRANE SE NA E SHPIFE TE LUTEM PO NA BEN QE MOS TE SHOFIN TELEVIZOR .