Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Libri: Sekreti i sëmundjeve të rrezikshme
English

Libri: "Sekreti i sëmundjeve të rrezikshme"

Ky libër synon të evidentojë faktorët të cilët kanë ndihmuar / ndikuar në lindjen dhe zhvillimin e sëmundjeve të rrezikshme. Faktet dhe argumentat e paraqitura në këtë libër mund të jenë befasuese, por njëkohësisht edhe një thirrje për të njohur të vërtetën. Shkencat që përfshihen në këtë libër janë të shumta duke filluar nga shkencat antropologjike, mjekësore, fizike, agrare, kimike, gjeografike, ekonomike, politike, shkencat e komunikimit dhe shumë të tjera. Libri përpiqet të ndërtojë të gjithë panoramën e sëmundjeve që kërcënojnë planetin gjatë viteve të fundit.

Ky informacion i shërben të gjithë publikut, por veçanërisht i drejtohet njerëzve që duan të hulumtojnë mbi atë çka ndodh në planetin tonë, studjuesve, aktivistëve, dietologëve, njerëzve që përkujdesen për njerëzit, mjekëve, njerëzve që dëshirojnë që bota të jetë një vend më i mirë për fëmijët dhe veten e tyre.

Në këtë libër është punuar shumë, jo vetëm për ta bërë sa më të kuptueshëm dhe të afërt me lexuesin, por edhe për të shmangur ekzagjerimet e për t’ja lënë vendin fakteve që hapin derën drejt së vërtetës.

Megjithëse është shumë e vështirë për të përfshirë gjithçka në brendësi të këtij libri, mendoj se thelbi është evidentuar në një mozaik të cilin do ta zbulojmë së bashku.

Gjendet në libraritë kryesore të Tiranës!
Tek Libraria Albania (tek ish-blloku)
Libraria tek Sheshi Wilson
Libraria Adrion (tek Pallati i kultures)

KOMENTE