Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vangjush Mio - I arti i vjeshtës! Esse-personazh
English

Vangjush Mio - I arti i vjeshtës! Esse-personazh

nga Raimonda Moisiu
Gjithmonë kam pasur optimizmin dhe besimin se përvojat jetësore ndikojnë në mënyrën se si gjithkush nga ne mendon e vepron me cilësitë e virtytet që mbartim në vetvete. Situatat, ngjarjet, njerëzit e thjeshtë, qytetarët, intelektualët, njerëzit e letrave shqipe, elita e shquar e botës hyjnore të artit e kulturës, përballen e kontribuojnë gjatë jetës së tyre në forma e përmbajtje të ndryshme.
Ashtu si edhe unë, ata kanë qënë e janë optimistë, besojnë në ndryshimin dhe progresin duke dhënë nga forca e inteligjencës e qytetarisë, forcën e talentit të mëndjes së shëndoshë dhe krahëve të fortë, më të bukurën e të mundëshmen që mendimet dhe idetë e tyre të ndryshojnë zemrën e identitetit të vendlindjes, identitetit tonë. Ambiciozë për të kaluarën e të tashmen, cdo ditë që vjen na gjen më të rritur e të pjekur dhe ngadalë kuptojmë se duhet të punojmë e jetojmë për të njëjtat obligime e qëllime, për hir të gjeneratave që vijnë, të pergatisim rrugën e përjetësimit të veprës e qytetarisë, të njerëzve të shquar të cilët kanë lënë gjurmët e arta të progresit qytetar, social dhe krijues. Jo vetëm gjatë fëmijërisë e rinisë sime por edhe tani, unë kam qënë gjithmonë dhe e kam konsideruar veten time me “fat” që jam lindur, rritur dhe edukuar në një mjedis mondan e historik, me “fat” që jam qytetare pasardhëse e elitës së shquar qytetare korcare , simboleve të eposit shpirtëror, sfidës që kapërcen kufijtë etnikë të sublimes dhe aspiratës nëpër vite, në kohë e hapësirë, dlirësisë të kontributit njerëzor, talentit krijues, midis dy botëve; botës ku ne ndjehemi se i përkasim vazhdimisht në nivele të reja, momenteve të jetës së përditëshme dhe dimensionit të ri, ku pena ime bëhet analogji për të prezantuar imazhin e gjallë të njerëzve të shquar dhe subjektet në shumicën e tyre janë në dijeni të pavdekësisë. Kësaj elite të shquar i përket edhe një nga zërat më origjinalë të kohës të shekullit të kaluar, Piktori i Popullit Vangjush Mio, i cili bazuar në intuitën e madhe krijuese, me besimin e madh në forcën e talentit, të mendjes dhe mjeshtër i penelit, kultivoji dhe inkurajoi shpirtin e popullit, shijen për artin, se raca njerëzore është e mbushur plot pasion, ndjenjë, mirësi, dashuri, harmoni, dhimbje mall, romancë, ndjenja fisnike këto të nevojëshme për të mbështetur jetën, “lexoi dhe shkroi bukur poezinë e peisazhit shqiptar”, duke u shëndrruar kështu jo vetëm “poeti i natyrës”, por në një gur themeli i monumentit të kulturës e artit korcar por edhe kombëtar në tërësi.

Stili simbolist dhe impresionist i piktorit.

Piktori i popullit Vangjush Mio është një nga piktorët më të shquar e të famshëm të shekullit të 20-të. Ai influencoi dhe luajti një rol të rëndësishën në zhvillimin e artit të asaj kohe dhe krijoi një numur të konsiderueshëm vepra arti në pikturë si; peisazhe të mrekullueshme, tablotë me subjekte të mjedist të Korcës, Pogradecit, Ohrit, Tirana, Durrësi, Elbasani etj, që e bënë Mion profesionist dhe piktor popullor. I lindur në Korcë në një familje të mesme dhe autoktone korcare, me ndihmën e të vëllait do të shkonte në Bukuresht të studionte për Artet e Bukura.Gjatë studimeve ai njihet me kryeveprat e artit klasik italian, i tërhequr dhe ndikuar nga magjia e tij, të cilat ndikuan në formimin e tij si piktor. Mbas studimeve Mio kthehet në vendlindje e punon mësues vizatimi në Liceun e Korcës, ndërsa piktura ishte pasioni i tij në kohën e lirë. Karriera e tij si piktor nga natyralizmi në abstraksion dhe simbolizmi ishin tipike në veprat e tij të mëpasshme. Ato karakterizohen nga një stil simbolist dhe impresionist me një kolorit të ndritshëm e të qëndrueshëm, peisazhet të mahnitëshme me objekte reale nga të gjitha krahinat, momente të natyrës tipike dhe esenciale, me diell dhe qiellin e kaltër, stinët, dimrin me borë, pranverën me blerimin dhe lulet shumëngjyrëshe, verën në liqenin e Ohrit e brigjet e tij, vjeshtën të cilën ai e dashuronte aq shumë dhe e pikturonte, duke na dhënë kështu, bukurinë natyrore të pikturuar me mjeshtëri të vecantë me karakteristikat e një vjeshte të artë. Tablotë e qytetit të tij, rrugët karakteristike korcare, rrugicat, manat e Drenovës e Boboshticës, kështjellat dhe portat e lashta shqiptare, xhaminë e Tiranës e plot të tjera që tashmë janë vlera kombëtare dhe muzeale. Pikturat impresioniste të Mios, mbeten më atraktivet në historinë e artit modern dhe nga më të vlerësuarat nga publiku, janë dëshmi e rezonancës të jashtëzakonëshme nga të cilat një numur i konsiderueshëm i tyre janë gdhëndur në ndërgjegjen tonë artistike. Peneli i artë i veprave të Mios, karakterizohet nga stili simbolist me ngjyra të ndritshme, tone të zgjedhura e të tejdukëshme, të trasha e forma të sheshta, kontrasti i hijeve blu, e verdha e celur, dhe gërshetimi i ngjyrës së trëndafilit me të blertën, natyrë të qetë me plot gjallëri jete, tjetër karakteristikë kjo, që e bëri punën e tij të vecantë dhe intriguese, që është arritur nëpërmjet përdorimit të simbolizmit dhe mund të interpretohet në mënyra të ndryshme, komunikimi në përputhje me personalitetin e shikuesve. Dekadat e para të shekulli të 20’-të karakterizohen me përparimin e lëvizjeve të ndryshme moderniste dhe progresionit të artit në përgjithësi. Mjeshtëri i penelit, Vangjush Mio, e zhvendosi studion e tij në natyrë, duke e përqëndruar vëmendjen jo vetëm në qytetin e lindjes, rrethinat e tij, por edhe në qëndrat e tjera të zhvilluara artistike të kulturës moderne, një art të ashtuquajtur impresionist që shpaloste prirjet e tij njerëzore. Peisazhin natyror e konsideronte ‘qëndrën artistike” të talentit mjeshtëror, si një fakt të pamohueshëm se pasioni për pikturën dhe dashuria për Korcën e tij, ishin të lidhura me idetë progresiste të artit modern. Realizimi i pikturave të tij impresioniste janë thelbi i përjetshëm i gjërave dhe vizioni i të vërtetës, punës dhe talentit që mishërohet e pretendohet të jetë i afërm në lidhje me kushtet nga ku mund të vërehet drita, ngjyrat, dielli e qielli, vjeshta e artë, dimri me borë, tablotë me momentet më të përsosura e misterioze të jetës së tyre dhe në lidhje me vetë piktorin. Megjithese vitet shkojnë edhe sot në ditët e sotme, impresionizmi i pikturave të Mios, është shumë më tepër për të mbajtur lidhje të ngushta me traditën, dhe përbëjnë arritjet estetike të një krijimi artistik, suksesi të qëndrueshëm, si shkak i ndjeshmërisë ndaj modernes dhe tradicionales, për të pikturuar realitet të dlirë, ëmbëlsisht e gëzueshëm, bukurinë natyrore në kërkim pafundësisht për dritën natyrore, me një fjalë një arti të caktuar të jetësës, i cili jo vetëm përputhej me aspiratat e shoqërisë së kohës e shpirtit të popullit, por edhe me përfaqësimin realist të tyre. Nga veprat e tij mund të përmendim, “Dimri në Korcë”, “Dishnica” “Vithkuqi”, “ Manat e Drenovës”, “Kositësit e barit”,”Autoportreti”, “Portreti i Gruas” , “ Portret Plaku” ,”Cigani”, “Njeriu me gajde”, subjekte peisazhesh natyrore nga rrethinat e Korcës e Pogradecit e shumë të tjera, që tashmë ndodhen në galerinë e arteve dhe në shtëpinë muze të tij në Korcë. Gjatë karrierës së tij ai ka punuar gjithashtu për të inkurajuar pavarësinë artistike duke u bërë artisti i parë shqiptar që promovoi pikturën, celi kështu ekspozitën e parë në Tiranë më 1920-të, dhe në vitet më pas me ekspozita të tjera, të tretën në Korcë, më 1926, të katërtën më 1928, të pestën kolektive në Tiranë dhe vlerësohet me Cmimin e Parë në pikturë. Duke krijuar personalitetin dhe fizioniminë e vet, ai në vitin 1933 celi ekspozitën personale në Korcë, më pas në ekspozita kolektive Tiranë e në Bari të Italisë,dhe në të gjithat ekspozitat të organizuara në Shqipëri. Ekspozita Retrospektive e organizuar në Tiranë për nder të tij do të ishte dhe ekspozita e fundit. Ndahet nga jeta më 30 dhjetor 1957.

Enigma një portreti

shtator të vitit 1920 “poeti i natyrës shqiptare”, peneli i të cilit ka në ‘arkivin” e tij, 400 vepra arti dhe 130 vizatime do të ndërpresë studimet në Institutin Mbretëror të Arteve të Bukura në Romë për arësye ekonomike dhe kthehet në Korcë, ku emërohet mësues i vizatimit në Liceun Francez të Korcës. Aty njihet edhe me Enver Hoxhën, i cili nisur nga kjo njohje shkonte shpesh në studion e piktorit Vangjush Mio. Enver Hoxha ka pozuar në studion e tij dhe mjeshtri i penelit i ka bërë edhe një portret shumë të bukur, me premtimin si do t’ia jepte si dhuratë kur ai të martohej. Gjithashtu piktori i bëri edhe fotografi portretit dhe atë foto ia dha Enverit. Vitet kalonin dhe Enver Hoxha u bë udhëheqës shteti, dicka që mjeshtëri nuk e kishte menduar më parë. Kështu një ditë me portretin në dorë niset për Tiranë, në Komitetin Qëndror të PPSH., me qëllimin për të përmbushur premtimin që kishte dhënë. I prezantohet dezhurnit, duke i thënë se jam piktori Vangjush Mio, njohës i hershëm i udhëheqësit, dëshiroj ta takoj për t’i dhënë këtë portret. Përvec pritjes së ftohtë nga ana e njeriut të dezhurnit, jo vetëm që nuk e lanë ta takonte Enver Hoxhën, por ia mbajnë edhe portretin, me premtimin se do ia japin ata vetë, Enver Hoxhës. Kalojnë disa vite, dhe një ditë prej ditësh piktori i shquar Vangjush Mio atakohet nëpërmjet shtypit të kohës (G.Zëri i Popullit), duke shkruar me muaj të tëra se ku është portreti që më premtove, duke i shoqëruar shkrimet vazhdimisht me foton që Mio i kishtë dhënë Enver Hoxhës. Vangjush Mio reagoi duke i thënë se unë premtimin e mbajta dhe portretin ta solla në Komitetin Qëndror, dhe ia lashë dezhurnit. Për muaj të tërë portreti u kërkua, por kurrë nuk u gjet. Kështu historia e atij portreti mbeti enigmë se ku shkoi dhe cfarë u bë me të, megjithëse në atë kohë pati edhe aludime, se u zhduk nga njerëzit e Koci Xoxes.

Takimi me vajzën e vetme të piktorit, Rozeta Mio.

Prapa Katedrales Orthodokse në qendër të qytetit të Korcës ndodhet, një ndërtesë karakteristike qytetare korcare, gati 200 vjecare, shtëpija e Piktorit të Popullit Vangjush Mio. Aty vijnë viztorë të ndryshëm vëndas e të huaj dhe vajza e vetme e piktorit kujdeset dhe mirëmban “thesarin” që i la i ati. Admiruese dhe krenare për babain e saj, ajo shprehet:”Babai im e kishte studion në natyrë. Këtu në këtë muze ka mbi 57 piktura nga më të bukurat të tij. Ai më merrte me vete kur pikturonte tablotë dhe më mësonte artin e bukur të pikturës. Natyra është mësuesi më i madh i piktorit –shprehej shpesh babai, -gjë që e tregoi bindshëm e madhërishëm në veprat e tij të paarritëshme. Rozeta vazhdon të na tregojë raportin e pandarë që ajo kishte me atin e saj. Për të ai ishte mësuesi i parë i vizatimit, që trashëgoi te ajo artin e vizatimit, duke ushtruar në vitet më pas, profesionin e mësueses së vizatimit.

“Të gjithë në familje ishim të proekupuar që babai të nxirrte nga dora e tij vepra të mëdha dhe mamaja Eleni i mbante vetë të gjjitha detyrimet familjare, me qëllim për t’i dhënë kohë e mundësi bashkëshortit të saj t’i kushtohej tërësisht pasionit të tij, pikturës.”-na tregon Rozeta. Ajo shprehet me keqardhje që nuk ka një portret kujtim nga ati i saj, Ndërsa nëna dhe vëllai i saj i vetëm, që nuk jeton më, piktori i shquar u ka lënë nga një portret. Si një cicerone profesioniste, ajo na tregon gjithcka që mbart brenda ajo shtëpi muze, të imponon respekt qytetar dhe mirënjohje intelektuale:”Dua që ky muze t’u shërbeje brezave të ardhëshëm, nderimin e figurës së atit dhe të përcjell vlerat e jashtëzakonëshme që mbart mjeshtërinë e madhe të “poetit të natyrës shqiptare”, Piktorit të Popullit, Vangjush Mio. Teksa u largova nga shtëpija e Mios të Madh dhe ecja rrugëve me kalldrëm të qytetit tim , në cdo hap dëgjoja, mandolinat, kitarat e seranatat, ndjeja stinët, gjallërinë pranverore, verën e veshur kaltërsisht buzë Enkelanës,vjeshtën e artë, dhe bardhësinë e borës, peisazhet e mrekullueshme të Drenovës e Korcës sime, Boboshticës e Vithkuqit, jugut e veriut të Shqipërisë, freskinë e tyre impresionuese koloristike, ndjeja qetësinë magjike të tyre, ndjeja melodinë e serenatave të pavdekëshme korcare dhe madhështinë e pikturave të Mios që hijeshojnë si dy nimfa të dashuruara përjetësisht në lulishten e peisazhit natyror të Mios.

Hartford CT USA
Nga Raimonda Moisiu

KOMENTE
  • livalu Ligor Luarasi19:20 - 08 Janar 2012
    MIO MERITON STUDIM NE NIVEL AKADEMIK. S'ka shkrim per mjeshtrin Mio qe mos e lexoj o mos jem i intresuar te mesoj c'thote ai.Edhe shkrimin e Znj.R. Moisiu e lexova me etje per te mesuar permbajten e saj,e cila puthitet shume me natyren optimiste te autores se shkrimit.Ne pergjithesi njohurite e ketij shkrimi i kemi lexuar mjaft here nga shkrimet e me parshme.Ajo qe ishte e re ketu ose qe une mesova qendronte ne menyren si mashtruan piktorin Mio per portretin qe i realiozi Enver Hoxhes kur ishte mesues ne Liceun Frances te Korces.Po keshtu edhe dy koncepte per fjalen elite.Deri me sot sa di une,s'ka ndonje percaktim te sakte dhe te plote se kush hyn o ben pjese ne eliten e Korces.Kam mendimin se ne kete elite te pa percaktuar,do kete pa tjter mekate,ku dikush duhet te ish dhe s'eshte po keshtu edhe e kunderta qe eshte dhe s'duhet te jete.P.Sh.piktori Vangjush Tushi,mesuesi Kristaq Venetiku,etj,etj,jane o jo ne kete elite? Duke qene nje nxenes i te madhit Mio,nje nga fatet e jetes sime,si dhe nxenes i Vangjush Tushit,Rafail Dembos,Ilia Xhanes,etj,kemi pasur rastet te diskutojme ne intmitete vepren e Mios.Ne keto ide kam mbrojtur dhe mbroj mendimin se talenti sensibel gjenetik i Mios,s'mund te zhvendoste studion e tij ne natyre,pa u vendosur se pari veteveten,shpirtin e tij ne kete natyre qe ai zgjithte duke ja zbuluar virgjerine e saj te mrekullushme per te hedhur ne telajo impresionet qe ndjente shpirti i tij.Ketu Mio ishte unik ndaj kolegeve ta asaj kohe. Pyes veten dhe kedo qe dashuron natyren,pse dalim ne natyre dhe adhurojme ate? ka mjaft pergjigje,por nje eshte e perbashket per te gjithe adhuronjesit e natyres, ata ndjejne ne gjirin e saj,ate qe ju mungon ne jete o e kane me pakice:LIRINE. Natyra te dhuron pa fundesi liri,aqsa shpirti qetesohet,lodhja ndjen c'lodhjen,shpirti mbushet me pasterti,dashuri,oksigjen,koloret e natyres bejne punen e tyre,e gjelbra i cloth te gjithe pa perjashtim,etj,etj,etj.Edhe sot ne demokraci aq sa e kemi kete demokraci,te gjithe duam natyren sepse ajo na dhuron me shume liri nga sa disponojme ne jeten e perditeshme me hyrja-byrjat e saj. Po sensibiliteti i lindur i,i trasheguar i Mios sa e kish lirine ne jeten e asaj kohe qe vuloset me emrin diktature? Ndaj duhet te kuptojme dhe zbulojme nje realitet te Mios,qe ai nga katraurat e jetes se qytetit o te jetes per skenat e teatrit,te nje Korce provinciale,ku per c'do fjale te "incizonin",vetem ne natyren e lire dhe te virgjer shpirti i tij,u tret nje me lulet,qiellin,verdhoshen e florinjte te manave,me koloret e pa fund qe burojne nga perzjerja e ngjyrave dhe ashtu si thote Cezani:Kur perzjej ngjyrat prek me shpirt LIRNE,qe askush ne ato caste s'ma cenon ne gjirin e natyres.Ndaj nuk jane aq te thjeshta ato fjale:Mio zhvendosi studion ne natyre. Kete detaj te Mios ma kuptojne shume qarte piktoret e natyres,pastaj artet e tjera qe ka kjo jete. Mio si gjithe artistet e vertete ne monizem,nuk u vleresua,sa dhe si duhej.Kjo dihet klasa jone politike qe nga Zogu dhe deri sot nuk i cmon artistet sa ju takon,ndaj dhe shume nga ta bredhin neper bote.Vjeshta e Mios:Manat e Drenoves ishte vleresimi me i larte i tij me 60 dollare,qe ketu ne SHBA page nen 5 dollare ne ore s'ka.Pra 5x8= 40 $ ne dite. Vjeshta e Mios s'kishte ate vlere 60$ apo 60.mije lek te vjetra. Mio s'eshte e vertete qe vendoste ngjyra te trasha,kete e ka bere Van Go, ndaj i vellai s'perballonte dot me ngjyra Van Gogun.Kurse Mio i kish ngjyrat me shume kursim dhe i vendoste ato ne shtrese te holle,kjo vertetohet edhe sot me veprat e tij.I kam ne tru ne c'do cast penelatat e te madhit Mio sa te kem jete. Qe mos zgjatem e te merzit dike, studime akademike per piktoret shqiptare sa di une s'ka,edhe per Mion po ky regull vlen.Ne menyre qe kete talent te math,brezat qe vijne ta njohin sa me sakte,me korektesi per gjithe mrekullite qe la pas ai burre, do ta quaja fatkeq per kohen qe jetoi. Vetem nje shembell po sjell nga ajo jete,kur drejtori i pallatit te kultures Korce,mezi me jepte nje autorizim per te blere ngjyrat ne Tirane,qe me parate e udhetimit dhe te fjetjes ato ngjyra roga e nje mesuesi s'i blinte dot.Urdheroni ne studion time ketu ne SHBA tu tregoj ngjyrat me valixhe qe i ble pa asnje lloj autorizimi dhe si s'me thote dikush kjo lloj pikture s'lejohet ta realizosh. Zonja Raimonda ju pershendes per shkrimin tuaj pasionant per mjeshtrin Mio,jeta e te cilit ka edhe vuajtjet e tij te cilat te vjen keq ti prekesh. SHBA 8 janar 2012.