English

Fatmir Feta hidhet nga kati i 5-të i pallatit duke gjetur vdekjen e menjëhershme

Fatmir Feta, 58-vjeçari nga qyteti i vlorës hidhet nga kati i pestë i pallatit duke gjetur menjëherë vdekjen.
Burimet e informacionit na thonë që ai ka qënë në gjendje të dehur kur e ka marrë vendimin e hedhjes. Ngjarja ka ndodhur në zonën e kalit të Trojës në qytetin e Vlorës.
Komshinjtë pasi kanë parë trupin e tij përdhe, kanë njoftuar ambulancën e cila e transportoi për në spitalin e qytetit. Por përpjekjet e mjekëve të spitalit nuk kanë mundur të shpëtojnë jetën e tij pasi fraktura të shumta dhe plagët e marra,
kanë qenë arsyet e mosmbijetesës të tij.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

KOMENTE