English

Gëzim Çome gjen vdekjen pasi var veten në banesën e tij

Tiranë gjatë mesditës së sotme një 65-vjeçar pranë shkollës Kushtrimi i Lirisë i dha fund jetës duke u vetëvarur. Emri i viktimës është Gëzim Çome ku u gjet i varur në katin e katërt të banesës së tij në rrugën Gani Domi nga gruaja me të cilën jetonte.
Ndërkohë policia e cila mbërriti në vendngjarje, sqaron se janë ende të paqarta motivet e vetëvrasjes, ndërsa shton se hetimet për këtë ngjarje do të vazhdojnë duke realizuar dhe ekspertizën e trupit, për të marrë të sakta edhe shkaqet e vdekjes së tij. Bashkëjetuesja e tij, me origjinë nga Mirdita po merret gjithashtu në pyetje për këtë ngjarje. Ajo sqaroi paraprakisht se 65-vjecari mund të jetë vetëvrarë si pasojë e një gjendje të rëndë psikologjike.
Hetimet vazhdojnë nga ana e policicë së kryeqytetit.

KOMENTE