Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqipëria antare e denjë e NATO-s. Takimi Berisha - Arvizu
English

Shqipëria antare e denjë e NATO-s. Takimi Berisha - Arvizu

Kryeministri Berisha takoi ditën e djeshme Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, zotin Aleksandër Arvizu.
Ambasadori Arvizu vlerësoi rolin e Shqipërisë si një anëtar i denjë dhe aktiv i Aleancës së Atlantikut të Veriut, në operacionet që NATO ka ndërmarrë dhe ndërmerr në Afganistan, Irak etj., në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjes së paqes dhe stabilitetit global. Në këtë kuadër, ai e njohu Kryeministrin Berisha me Strategjinë e re të Mbrojtjes së SHBA, të prezantuar pak ditë më parë nga Presidenti Obama.
Ambasadori Arvizu u ndal në drejtimet kryesore të strategjisë, në të cilat theksohet një angazhim më i madh i SHBAAzi, vazhdimi i angazhimit nëpërmjet partneritetit në Lindjen e Mesme dhe ritheksim i rëndësisë themelore që Evropa dhe NATO ka në strategjinë globale të SHBA.
Kryeministri Berisha e falënderoi Ambasadorin Arvizu për këtë prezantim të Strategjisë së re të Mbrojtjes së SHBA, si dhe vlerësoi drejtimet në të cilat ajo zhvillohet. Në këtë kuadër, Kryeministri çmoi si me rëndësi për paqen dhe stabilitetin në botë, fokusimin më të madh të kësaj strategjie drejt Azisë. Duke vlerësuar lart rolin e SHBA dhe NATO-s në Evropë, në zgjidhjen dhe stabilizimin e konflikteve në rajonin e Evropës Jug – Lindore, në dy dekadat e fundit, Kryeministri theksoi rëndësinë e vazhdimit të mbajtjes në të ardhmen të pranisë së SHBA dhe të NATO-s në Rajon, si një kusht i rëndësishëm për garantimin e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit demokratik të këtij rajoni.
Kryeministri ritheksoi angazhimin maksimal të qeverisë shqiptare për të përmbushur detyrimet e saj, në kuadrin e NATO-s, si dhe përkrah aleatit të saj strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kudo që kjo të jetë e nevojshme.

KOMENTE