Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
DIASPORË - nuk mund të jetë Kosova Lindore
English

DIASPORË - nuk mund të jetë Kosova Lindore

Ditë më herët, pas vizitës së fundit të Boris Tadicit në Kosovë, intelektualët shqiptarë të Kosovës Lindore, të revoltuar nga neglizhenca që u bëhet nga liderët shqiptarë në rajon, kanë apeluar te Presidentja e Kosovës, te homologu i saj i Shqipërisë dhe te kryeministrat e dy vendeve të vizitojnë komunat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Qeveria e Kosovës në vazhdën e sjelljes arrogante ndaj qytetarëve shqiptarë të Kosovës Lindore, edhe kësaj radhe e degradoi kërkesën e tyre duke ia deleguar këtë përgjegjësi Ministrit të Diasporës, Ibrahim Makollin, për vizitë në këto treva.
Kjo vizitë e dështuar na e dëshmon joseriozitetin e lidershipit të Kosovës në raport me shqiptarët e asaj ane dhe mbi të gjitha na e dha për dëshmi edhe një rast më shumë për mungesën e reciprocitetit në mes të Kosovës dhe Serbisë. Përderisa Serbia edhe zyrtarët shtetëror të Kosovës i ndalon dhe i kthen mbrapa, po këta të njëjtit i mundësojnë vizita zyrtarëve më të lartë serb, të cilët rregullisht prej territorit të Kosovës e shpallin atë pjesë të Serbisë.

Ne nuk i gëzohemi mungesës së reciprocitetit, mirëpo kjo vizitë do të ishte politikisht e dëmshme në nivel simbolik po të realizohej. Lëvizja VETËVENDOSJE! dëshiron t’i sqarojë Qeverisë se Kosova Lindore nuk është Diasporë dhe as nuk guxon të trajtohet si e tillë. Çdo ulje e nivelit të përfaqësimit e ulë edhe më tepër pozitën, tashmë shumë të rënduar, të shqiptarëve në Preshevë, Medevegjë dhe Bujanoc.

Veprimet e rëndësishme politike nuk guxojnë assesi të marrin peshën e veprimeve simbolike të cilat në suaza afatgjata reflektohen në trajtimin e shqiptarëve të Kosovës Lindore dhe me vetë peshën e fuqinë e ndikimit të liderëve shqiptarë në rajon tek shqiptarët e shpërndarë nëpër shtetet e tjera.
Caktimi i Ministrit të Diasporës për t’i vizituar jep dy sinjale jashtëzakonisht të dëmshme:
E para se këto treva nuk na qenkan treva shqiptare, se këto toka ne i paskemi në shfrytëzim të përkohshëm si mërgatë e jo që janë toka shqiptare padrejtësisht të ndara nga shteti amë.

E dyta, shqiptarët në Kosovën Lindore nuk i gëzojnë të njëjtat të drejta e të njëjtat standarde të cilësisë jetësore që i gëzojnë shqiptarët që janë diasporë në vendet evropiane.
Prandaj, vizita e Ministrit Makolli do të betononte të pavërtetat që tjetërsojnë statusin e shqiptarëve në Preshevë, Medvegje e Bujanoc.
Lëvizja VETËVENDOSJE! në përputhje me vendimin e Kuvendit të Kosovës konsideron se është koha e fundit që Qeveria e Kosovës të krijojë kushtet për reciprocitet të plotë me Serbinë për të plotësuar kërkesat e bashkëkombësve tanë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc e për të përmbushur kështu edhe një obligimin kombëtar e moral.


nga: Lëvizja VETËVENDOSJE!

KOMENTE