Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Angelina Jolie nuk xhiroi filmin në Maqedoni. Shkaku i Gligorovit
English

Angelina Jolie nuk xhiroi filmin në Maqedoni. Shkaku i Gligorovit

Portali libian “Dejli- Star” ka publikuar shkrim në të cilën thuhet se Maqedonia duhet të jetë mirënjohës ndaj presidentit të parë të Maqedonisë Kiro Gligorov, për atë që e ka ruajtur paqen në shtet.

Teksti është shkruar nga Kristofer R. Hill i cili është ambasadori i parë i SHBA-së në Maqedoni qysh nga viti 1996 deri në vitin 1999 i emërtuar nga ish kryetari i SHBA-së Bill Klinton, ndërsa ka bashkëpunuar me Riçard Hollbruk në Marrëveshjen paqësore të Dejtonit.

Kristofer R. Hill në tekstin thekson se pas ndarjes të Jugosllavisë, shtetet nisin luftë mes vete, ndërsa i vetmi shtet që ka fituar pavarësinë e vetë pa armë ka qenë Maqedonia, duke shtuar se meritë më të madhe për këtë ka pasur Gligorovi.

Hill e përmend edhe filmin e ri të Angjelina Xholit, “Në tokën e gjakut dhe mjaltës” i cili është xhiruar në Bosnjë dhe Hercegovinë, ndërsa e përshkruan gjakderdhjen e viteve 90-ta.

“Fakti që Jolie ka bërë film për luftën në BiH, ndërsa jo në Maqedoni, kryesisht i detyrohet Gligorovit, liderit të ish Jugosllavisë i cili arriti ta mbaj pavarësinë e shtetit të ri jashtë konflikteve”, thotë Hill, për “Dejli star”.

Hill në tekst e thekson edhe kontributin e Gligorovit, rreth formimit të Kushtetutës, duke shtuar se angazhim i ardhshëm serioz ka qenë çështja e emrit me Greqinë.

Ai gjithashtu e përmend edhe atentatin nda Gligorovit në vitin 1995, kur humb jetën vozitësi i tij dhe kalimtar i rastësishëm. Hill thotë se e ka takuar Gligorovin kur ka pasur 90-të vjet dhe i ka thënë se duket bukur, ndërsa në atë ish presidenti është përgjigjur “Qesharake, kur isha më i ri askush nuk ma thoshte atë”.

Hill thotë se Gligorovi ka bërë shumë punë të cilat nuk kanë mundur ose nuk kanë dashur t’i bëjnë liderët tjerë të regjionit madje edhe më gjerë, ai e ka mbrojtur shtetin e tij nga luftërat.
marrë nga Zhurnal - Shkup

KOMENTE