English

Enrgjia, dritat nuk rriten për 3 vjet(VIDEO)

Enti Rregullator i Energjisë, edhe përgjatë periudhës së tretë rregullatore 2012-2014, vendosi të ruajë të njëjtat cmime, si edhe sistemi tarifor me dy blloqe, duke lënë në fuqi një cmim 7.7 lekë kilovatori për konsumatorët që konsumojnë deri në 300 kilovatorë dhe për konsumatorët që konsumojnë mbi këtë masë, cmimi i energjisë elektrike është 13.5 lekë kilovatori", bëri me dije Eduart Elezi, Drejtor Juridik i ERE-s

Tarifa e energjisë së pikut do të jetë në masën 15 përqind më e lartë se tarifa bazë e energjisë për cdo grup klientësh për periudhën 2012-2014. Kjo arsyetohet me faktin që në kushtet aktuale në të cilat ndodhet sistemi elektro-energjitik, i cili mbështetet në burimet vendase hidro, si referencë per përllogaritjen e tarifës së pikut ka shërbyer cmimi i importit, i cili për vitin 2011 është rritur ndjeshëm.

Enti ka ndryshuar çmimet që përfitojnë kompanitë e energjisë. Çmimi që KESH i shet energjine CEZ-it nga 1.48 lekë për kilovatorë rritet ne 2.83 lekë. Ndërsa për OST-në, çmimi nga 0.6 lekë bëhet në 0.65 lekë për kilovat orë.

Ndiqni videon e realizuar nga Top - Channel
391

KOMENTE