Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqiptari arratiset nga burgu italian
English

Shqiptari arratiset nga burgu italian

Shqiptari ka sharruar hekurat e qelisë dhe më pas, duke përdorur një litar dhe disa mjete artizanale ka zbritur nga kati i tretë i ndërtesës shprehen mediat italiane rreth arratisjes së shqiptarit nga burgu.

Më pas, saktësojnë burimet, i dënuari është kacavjerrur në murin rrethues të burgut duke e kapërcyer dhe duke dalë përfundimisht jashtë tij.

Agjencitë e lajmeve lokale njoftojnë se bashkë me shtetasin shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte edhe një shtetas rumun që është arratisur bashkë me të.

Burimet shtojnë më tej se në kryeqytetin italian forcat e policisë kanë nisur një operacion të gjerë për të lokalizuar dhe kapur dy të arratisurit.

Arratisjet e të dënuarve shqiptarë nga burgjet italiane nuk janë dicka e rrallë. Mes shumë arratisjeve më e bujshmja është ajo e kriminelit famëkeq Ilir Paja, që u shpëtoi forcave të rendit dy herë.

Autoritetet italiane kanë fajësuar për arratinë mbipopullimin jashtë mase të burgjeve, në vecanti Regina Coeli, me 1180 të pranishëm për 724 vende, si dhe mungesën e personelit policor.

“Fakti që dy të dënuarit zbritën nga dritarja dhe kapërcyen murin pa u vënë re nga askush tregon pikërisht mungesën e agjentëve”, ka deklaruar Leo Beneduci sekretari i përgjithshëm i sindikatës së burgjeve.

KOMENTE