Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Partisë së re të së djathtës e krijuar nga Bamir Topi, pritet ti bashkangjitet dhe Eduard Selami
English

Partisë së re të së djathtës e krijuar nga Bamir Topi, pritet ti bashkangjitet dhe Eduard Selami

Burime nga grupi i organizatorëve të kësaj partie re, sipas "Shqip", bëjnë të ditur se, janë lidhur prej kohësh kontaktet me Selamin, që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga ana e tij është pranuar ftesa për të qenë pjesë e partisë së re që pritet të dalë në skenë në fund të muajit shkurt.

Negociatat mes organizatorëve dhe Selamit mësohet se po përqendrohen rreth faktit se ai duhet të jetë pjesëmarrës në Shqipëri në kohën kur kjo parti do të dalë në skenë. Më pas ai pritet të rikthehet në vend dhe pranë partisë, në një kohë kur të ketë zgjidhur të gjitha ato çështje personale që e kanë mbajtur larg Shqipërisë për shumë vite.

Nga ana tjetër, burimet bëjnë të ditur se janari ka qenë një muaj intensiv për organizatorët e partisë më të re të djathtë në vend, e cila pritet të shfaqë programin dhe një pjesë të themeluesve të saj në muajin shkurt të këtij viti.

Vetë Selami, gjatë vizitës së tij në dhjetor të vitit 2010 në Tiranë, për të përkujtuar 20-vjetorin e krijimit të PD-së, zhvilloi një takim të ngrohtë me Presidentin Bamir Topi, me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit në vend dhe nevojën për konsolidimin e demokracisë në vend. Një takim i tillë mungoi me Kryeministrin e vendit, Sali Berisha dhe po kështu u pa një ftohtësi e madhe mes të dyve në festën e zhvilluar nga PD-ja në kuadër të 20-vjetorit të themelimit të partisë.

Ftesa

Partia e djathtë që po krijohet në vend dhe që është lidhur ngushtë me emrin e Presidentit Bamir Topi nuk ka nguruar që muajt e fundit të ftojë për të qenë pjesë e saj shumë figura të rëndësishme të të djathtës në vend. Emëruesi i përbashkët i këtyre ftesave është lidhur me faktin se në këtë parti pritet të aderojnë figura me kontribut tek e djathta që sot ndihen larg Partisë Demokratike.

Një nga këto ftesa i është dërguar edhe Eduard Selamit, i cili prej shumë vitesh është shkëputur nga jeta politike e Tiranës. Burimet bëjnë të ditur se Selami i është përgjigjur pozitivisht ftesës dhe nuk ka nguruar të theksojë se pavarësisht angazhimeve personale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai do ta mbështesë këtë parti të re. Si një ish-themelues dhe drejtues i PD-së, Selami nga Shqipëria dhe SHBA-ja ka kritikuar ashpër mënyrën sesi PD po drejtohet sot nga ana e kryetarit të saj, njëkohësisht Kryeministrit të vendit, Sali Berisha. Sipas Selamit, PD-ja ka nevojë për zgjedhje të ndershme dhe transparente brenda radhëve të saj, në mënyrë që të marrë vitalitetin që sipas tij, i mungon prej kohësh.


Skema

Në fundin e muajit shkurt pritet të shpallet dhe partia e re që pritet të jetë një risi e rëndësishme për të djathtën shqiptare.

Burimet bëjnë të ditur se ka qenë një presion i madh nga “baza” e nismëtarëve që kërkojnë nisjen e veprimtarisë së partisë së re të së djathtës, e cila do të kërkojë votat në elektoratin e zhgënjyer apo edhe të pakënaqur nga qeverisja e koalicionit qeverisës ndërmjet Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Emri i formacionit të ri politik mbahet ende sekret, por mësohet se do të jetë një semantikë e ngjashme me PD-në, por diçka më kuptimplote që të grumbullojë të gjithë të djathtët në vend. Ndërkohë që emrat do të jenë padyshim njerëzit e njohur themelues të Partisë Demokratike, por që prej kohësh e gjejnë veten jo në një rrugë me kreun aktual të PD-së, Sali Berishën. Ndonëse gjerësisht kjo partie e re që po krijohet njihet si e iniciuar nga Bamir Topi, burime të afërta pranë këtij organizmi bëjnë të ditur se kreu aktual i shtetit nuk do t’i bashkëngjitet menjëherë formacionit të ri politik që po përgatitet. Ai do të qëndrojë larg deri në qershorin e këtij viti, kohë në të cilën mbyll edhe mandatin e tij pesëvjeçar në krye të shtetit. Më pas me mbylljen e mandatit si President, partia që pritet të krijohet do të zgjedhë edhe strukturat e saj drejtuese, kohë në të cilën pritet që Bamir Topi të marrë edhe kryesimin e saj. Struktura e re e kësaj partie pritet të mos u ngjajë disa grupimeve të ngritura rishtazi në vend, që kanë në themel të tyre nacionalizimin dhe që kanë si target një prezencë të ulët, po të qëndrueshme pranë partive të mëdha, të cilat ndërrojnë me njëra-tjetrën pushtetin qendror.

KOMENTE
  • Mir lumi Prenga19:22 - 16 Janar 2012
    O BAMIRO KAM NJE QEN KE SHPIA DHE E KAM PA PARTI A DO MA PRANOSH TE LUTEM. PO TE LUTEM KAPITULLI JOT MBAROI KETU DIL NE PENSION O PALLOSH