Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kreshnik Spahiu largohet nga mbledhja
English

Kreshnik Spahiu largohet nga mbledhja

Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot kërkesën e deputetëve demokratë për shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu. Raportimi i nënkryetarit të KLD-së Spahiu në komisionin e ligjeve ka zgjatur vetëm pak minuta pasi ai është larguar nga mbledhja me kërkesën e kryetarit të komisionit Ilir Rusmajli. Ky i fundit ka kërkuar largimin e zotit Spahiu me arsyetimin se ai nuk po argumentonte nëse kërkesa për hetim është e bazuar në Kushtetutë.
Ndërsa relatori i çështjes, Viktor Gumi ka deklaruar se Spahiu ka shkelur Kushtetutën dhe ka të dhëna se duhet hetim. Por vetë Spahiu, që deri pak minuta më parë që ishte në mbledhje tha se në Kushtetutë nuk parashikohet shkarkimi i nënkryetarit të KLD-së apo dhe ndonjë anëtari tjetër. Gjithashtu Spahiu ka theksuar se po ushtrohet presion ndaj tij nga ana e komisionit të ligjeve. “U bë një kohë e gjatë që po më bëhet presion por unë nuk do largohem nga presionet” ka theksuar Spahiu.
Ndërkohë edhe deputetët e opozitës në mazhorancë kanë theksuar se komisioni duhet të dëgjonte Spahiun dhe jo ta largonte pasi sipas tij komisioni i ligjeve nuk bënë gjyqe. Por kryetari i komisionit Ilir Rusmajli i është drejtuar atyre me fjalët: “Jeni bërë deputetë të Spahiut?”.
Ndërkohë komisioni i ligjeve po vijon me procedurën për shkarkimin e nënkryetarit të Këshillit të lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu. Komisioni pritet që pas procedurave t`i dërgojë parlamentit raportin për ngritjen ose jo të një komisioni hetimor për të.
ora news

KOMENTE