Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqipëria pjesërisht e lirë shprehet Freedom House
English

Shqipëria pjesërisht e lirë shprehet Freedom House

"Freedom House" ka publikuar raportin vjetor për indeksin e lirisë në botë duke theksuar se kryengritjet në botën arabe në vitin 2011 kanë frymëzuar njerëzit e shtypur kudo nëpër botë. Por raporti, i cili është publikuar sot, gjithashtu thotë se për të gjashtin vit me radhë, ka rënë numri i vendeve, qytetarët e të cilave gëzojnë të drejta të plota politike dhe civile.
Sa i përket vendit tonë, raporti rendit Shqipërinë mes vendeve pjesërisht të lira, duke përmendur vrasjet e demonstruesve.
Në raport thuhet se në vitin 2011, 87 vende mund të konsiderohen të lira, njësoj sikurse në vitin 2010, shifër kjo që përfaqëson 43 për qind të popullatës së botës.
Numri i vendeve që kanë pësuar rënie të nivelit të lirisë – 26 – është më i madh sesa numri i vendeve që kanë pësuar ngritje të nivelit të lirisë, që është vetëm 12 vende.
Rënia e nivelit të lirisë, sipas raportit, është parë në Iran, Bahrejn, Liban, Arabi Saudite, Siri, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jemen.
Raporti thotë se lëvizjet reformuese që ndodhën vitin e kaluar në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut kanë shënuar sfidën më të madhe për sundimin autoritar, që nga rënia e komunizmit sovjetik para 20 vjetësh.

KOMENTE