English

Zbulohet lidhja e parë ndërmjet përberjeve PFC potencialisht toksike në ajrin e zyrave dhe në gjakun e punonjesve

një studim, të parë në llojin e vet, shkencetarët raportojnë se ajri i brendshëm në zyra është një burim i rëndësishëm i ekspozimit të punonjesve ndaj substancave potencialisht toksike të çliruara nga qilimat, mobiljet, bojrat dhe objekte të tjera. Raporti i tyre, i cili dokumenton një lidhje mes këtyre niveleve të ashtu-quajtura komponime të polifluorinuara (PFCs) në ajrin e zyrave dhe në gjakun e punëtoreve, shfaqet në revisten 'Shkencat mjedisore dhe Teknologjia'.
Michael McClean dhe koleget e tij shpjegojnë se PFC-të, të përdorura në shtresën e qendrueshme ndaj ujit mbi qilima dhe mobilje, mund të kenë efekte negative në shëndetin e njeriut. Substancat janë të përhapura në mjedis dhe mes njerezve në mbarë botën. Shkencetarët e dinë se burimet e mundshme te ekspozimit përfshijne ushqimin, ujin, ajrin dhe pluhurin në mjediset e brendshme dhe kontaktin e drejtperdrejtë me objekte që përmbajnë këto lloj komponimesh. Por duke qenë se lidhja midis niveleve të këtyre substancave në ajer dhe në gjak nuk ishte eksploruar më parë, grupi i McClean kishte për qëllim plotesimin e kësaj mangësie duke marrë në studim 31 punëtore zyre në Boston.
Ata gjetën se përqëndrimet e një komponimi PFC të quajtur alkool fluorotelomer (FTOH) në ajrin e zyrave ishin 3-5 herë më të larta se ato të raportuara në studimet e mëparshme të ajrit shtëpiak, "duke sugjeruar se zyrat mund të përfaqsojne një ambient unik dhe të rëndesishëm të ekspozimit." Rezultatet po ashtu sugjeronin se punëtorët në zyrat e ndërtesave të sapo rinovuara mund të marrin doza shumë më të larta të PFC-ve se sa punetoët në ndërtesa të vjetra.

KOMENTE