Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meshkujt duan edhe këto cilësi te partnerja e tyre
English

Meshkujt duan edhe këto cilësi te partnerja e tyre

Të jesh dhe një shoqe e mirë për partnerin është fantastike. Ndaj kujdes në veprimet tuaja vajza. Më poshtë do të gjeni disa cilësi që meshkujt do ti dëshironin te partnerja.

* Femrat duhet ta kenë të qartë se meshkujt nuk duan persona të bezdisshëm. Ata i respektojnë femrat të cilat kanë jetë personale dhe miq të tyre me të cilët ato dalin kur ai ka nevojë për hapësirë vetëm për vete, në rastet kur, p.sh., dëshiron të përcjellë ndonjë ndeshje me miqtë e tij.

* Edhe pse ekspertët e lidhjeve këshillojnë se nganjëherë është mirë që edhe femrat të bëjnë hapin e parë, megjithatë këtë duhet t’ua leni meshkujve. Ata duan të marrin iniciativën dhe të vendosin kur është momenti i duhur që t’u ftojnë të dilni.

* Gjërat e vogla e ndërtojnë jetën. Në çdo moment tregoni se interesoheni për të dhe ‘përkëdheleni’ me shenja të vogla të vëmendjes, por mos e teproni.

* Tregoni efektin tuaj seksipil, josheni duke zbuluar atributet tuaja, por, kuptohet, mos jini sulmuese. Imagjinatën e mashkullit më së shumti e nxit një dekolte që shihet pak nën fanellë, sesa një dekolte që thuajse zbulon gjithçka.
* Në një takim të parë asnjëherë mos tregoni se jeni të gatshme të përfundoni me të në krevat. Por lëreni situatën të rrjedhë me spontanitetin e vet.

* Secili mashkull e dëshiron pranë vetes një femër të cilën e respekton dhe e cila gëzon respektin e të tjerëve.

* Qëndroni pranë tij kur ai ka nevojë për ju, sepse meshkujt te partnerja kërkojnë edhe një mikeshë.

* Mos e lejoni veten që ta lodhni me thirrje dhe t’i dërgoni qindra mesazhe në ditë. Diçka të tillë nuk e dëshiron askush. Po ashtu, mos e pyetni vazhdimisht për të ardhmen.

* Nëse dëshironi një mashkull të kulturuar dhe me edukatë, atëherë ekspertët rekomandojnë që t’u kushtoni vëmendje sjelljeve tuaja.

KOMENTE