Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Duart e palara shkaktojnë gripin dhe ftohjet
English

Duart e palara shkaktojnë gripin dhe ftohjet

Të ftohtit dhe gripi në të shumtën e rasteve transmetohet përmes duarve të juaja. Ne prekim një objekt që ka viruse që nuk shihen më sy dhe pastaj prekim sytë tonë, hundën apo gojën. Ky shkaktar paraqitet në 30 deri në 40 për qind të rasteve të infeksioneve.

Të ftohtit dhe gripi mund të mbijetojnë jashtë organizmit të njeriut për një kohë të gjatë më shumë sesa viruset e të ftohtit dhe mund të jetojnë edhe në sipërfaqe pa pore të lëkurës – siç është druri, plastika apo metali – dhe në sipërfaqe të buta siç janë teshat apo letra.
Sëmundjet bakteriale përfshin edhe bakteret salmonella, E. Coli dhe infeksionin e diarresë që mund të shpërndahet në mënyrë të njëjtë sikurse viruset.
Mukoza e membranës së syrit, hundës dhe gojës janë hyrjet në trup të këtyre organizmave. Një studim i fundit në Universitetin e Kalifornisë tregon që studentët që kanë prekur me duart e tyre sytë, hundën apo gojën kanë pasur ndikim negativ në shëndetin e tyre që është vërejtur 16 herë gjatë ditës.

Larja e vazhdueshme e duarve është mënyra më e mirë që mos të sëmuremi nga këto sëmundje. Kjo shprehi e thjesht mund të bëhet me sapun dhe ujë apo me alkool – një pastrues ku nuk e përdorim ujin. A i dini benifitët që i kemi nga higjiena dhe pastrimi i vazhdueshëm i duarve? Më poshtë do japim edhe do informacione shtesë.
Pavarësisht benifiteve që kemi nga larja e duarve, shumë njerëz nuk e praktikojnë këtë shprehi sa më shumë që munden – madje edhe kur lahen në banjo. Gjatë gjithë ditës, organizmi akumulon baktere të ndryshme të cilat kapen në duart tuaja. Nëse ju nuk i pastroni duart shpesh, ju mund të infektoni me këto mikrobe duke prekur sytë, hundën apo gojën. Mund të transmetoni sëmundjen tek të tjerët duke i prekur gjatë ditës gjëra të ndryshme si telefon, dyer dhe pajisje të tjera. Përderisa shumica e njerëzve ftohen nga moti, gripi është një gjë më serioze.

Tek të rinjtë dhe tek ata me probleme kronike mund të paraqitet pneumonia. Kombinimi i gripit dhe pneumonisë mund të shkaktoj vdekjen e një organizmi.Higjiena joadekuate e duarve po ashtu shkakton edhe sëmundjet në ushqim, siç është salmonela dhe infeksionet E. Coli.
Sipas Qendrës për Kontroll dhe parandalim të sëmundjeve më shumë se 76 milionë amerikanë sëmuren nga ushqimet e ndryshme për çdo vit.Nga këta, rreth 5000 e tyre vdesin nga këto sëmundje. Tek të tjerët paraqiten simptomat e sëmundjeve psikologjike, të vjella dhe diarre.
Teknikat e larjes së duarve:
Më poshtë po sjellim disa instruksione si ti pastrojmë duart me sapun dhe ujë:

- Lagni duart me ujë dhe shkumojeni mirë sapunin e lëngshëm apo të ngurtë.
- Fërkoni duart fuqishëm për 15 deri në 20 sekonda.
- Lani të gjitha sipërfaqet, duke përfshirë pjesën e përparme të dorës dhe atë të brendshme, gishtat dhe hapësirat në mes të gishtave.
- Shplajini mirë.
- Thani duart me një pastrues elektronik apo me peshqir të pastër.
Larja e duarve me alkool
Larja e duarve me alkool – në të cilin, nuk ka nevojë për ujë – është një alternativë e shkëlqyeshme për larjen e duarve kryesisht kur nuk keni sapun apo ujë të mjaftueshëm. Aktualisht është më efektiv së sa sapuni dhe uji në vrasjen e baktereve dhe viruseve që shkaktojnë sëmundje. Organizmat nuk mund ti rezistojnë alkoolit. Ka edhe alkool për ata që vuajnë nga lëkura e thatë. Përdorimi i këtij alkooli për personat me lëkurë të thatë shkakton neveri dhe i shmangen larjes së duarve. Jo të gjithë pastruesit e duarve janë të njëjtë. Disa “janë më pak të lëngshëm” dhe kjo tregon se ata nuk kanë alkool të mjaftueshëm. Përdorni vetëm produktet që kanë alkool të mjaftueshëm. Mjeku familjar mund tua rekomandojë produktet që kanë deri në 60 për qind alkool.
Këshilla si të përdoret alkooli për larje të duarve:
1. Pastroni duart me një lugë e gjysmë të çajit dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje.
2. Fërkoni duart duke i pastruar të gjitha sipërfaqet e tyre gjersa ato të thahen.
Nëse duart tuaja duken të papastra, atëherë bëjeni një pastrim me sapun dhe ujë sa më shumë që mundeni.
Kur duhet ti lani duar?
Edhe pse është e pamundur që duart të lirohen nga mikrobet, atëherë duhet të dini se tani për tani larja e duarve është detyrë për të luftuar bakteret, viruset dhe mikrobet e tjera.

KOMENTE