Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ina Rama shpjegon arsyet e 3 të arrestuarve gjatë konferencës për shtyp
English

Ina Rama shpjegon arsyet e 3 të arrestuarve gjatë konferencës për shtyp

Kryeprokurorja Ina Rama shpjegon arsyet e arrestimit të 3 shtetasve gjatë konferencës për shtyp:

“Nga aktet e ekzaminimeve balistike të kryera si në laboratorin e Kriminalistikës në Tiranë, ashtu edhe në laboratorët e kriminalistikës së FBI në SHBA, rezulton e provuar tej çdo dyshimi se nga arma personale e shtetasit Ndrea Prendi, pistoletë tip Beretta e kalibrit 9 mm dhe me numër P52796Z, janë realizuar 11 qitje në drejtim të turmës. Një nga predhat që është qitur nga arma e shtetasit Ndrea Prendi, ka shkaktuar vdekjen e shtetasit Faik Myrtaj. Predhat e tjera të qitura prej tij janë gjendur në pemët dekorative dhe në muret e zyrave të UNHCR. Për të shmangur zbulimin e këtij fakti, ky person duke përfituar nga detyra që mban, ka ndërruar tytën e pistoletës së tij, me tytën e pistoletës së personit tjetër nën hetim, shtetasit Margarit Kume. Njëkohësisht ai ka dëmtuar mekanikisht gjilpërën goditëse të pistoletës së tij, duke patur si synim që nëpërmjet dëmtimit të saj të bënte të pamundur që ekspertët të evidentonin se gëzhojat e gjetura në vendngjarje ishin qitur nga arma e tij.
Modifikimet e bëra në armën e tij pas ngjarjes, janë provuar plotësisht nga ekzaminimet më të specializuara të kryera nga ekspertët e FBI.
Kjo është dhe arësyeja që shtetasi Margarit Kume, me detyrë shofer i Komandantit të Gardës, procedohet për krimin "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës", parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.
Gjithashtu, Prokuroria ka hetuar edhe në drejtim të fshirjes së pamjeve filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë të Këshillit të Ministrave. Ekzaminimet më të specializuara të lobaratorëve të FBI-së, konfirmuan përtej çdo dyshimi se në datë 21.01.2011, nga ora 19:24` deri 19:36`, nga pajisja regjistruese e këtij sistemi, janë kopjuar të dhënat e regjistruara duke i hedhur në një pajisje të jashtme, (që mund të jetë Hard Disd, USB, DVD dhe DVD-Ëriter). Në momentin që kanë ndodhur ngjarjet, kanë qenë në punë 11 kamera, të cilat kanë qenë të programuara të kryejnë filmime të cilësisë së lartë. Filmimet e regjistruara nuk u vunë dhe janë vënë ende në funksion të hetimit të Prokurorisë, dhe në dt. 22 janar 2011, ora 00.51, pajisjes i është bërë formatim të Hard Diskut duke fshirë kështu çdo regjistrim që kish bërë deri në atë kohë (përfishrë dhe filmimet e ngjarjeve gjatë protestës).
Për këtë arësye , Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka proceduar duke kërkuar në gjykatë masë sigurimi arrest në burg, për shtetasin Armando Kasaj, si specialist përgjegjës i IT, i cili teknikisht ka kryer veprimet e mësipërme, në funksion të pengimit të zbulimit të së vërtetës, krim ky i parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal si dhe per shperdorim detyre, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Nisur nga pasojat tepër të rënda të kësaj ngjarjeje, veprimet e këtyre personave konsiderohen me rrezikshmëri tepër të lartë shoqërore dhe për këtë arësye, masa e sigurimit arrest në burg e kërkuar nga ana jonë, është masa më e përshtatshme. Në ndryshim nga vlerësimi ynë si prokurori, gjykata ka vendosur që ndaj shtetasve të mësipërm të merret masa e sigurimit arrest shtëpiak. organi i prokurorisë, në kuadër të një hetimi gjithpërfshirës dhe të gjithanshëm të çështjes, çmon se duhet të vazhdojnë hetimet për të arritur në një konkluzion përfundimtar nëse veprimet e dhunshme në protesën e dt 21 janar, kanë qenë të organizuara dhe, nëse po, cilët janë personat organizatorë.
Në kuadër të këtij procedimi penal, nisur nga pasojat tepër të rënda të verifikuara në vendngjarje, organi i akuzës ka kryer veprime hetimore për të zbardhur nëse personat që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë tubimit, kanë qenë të organizuara dhe, nëse po, identifikimi i tyre. Për këtë pistë hetimore, hetimi i është ngarkuar shërbimeve të policisë gjyqësore Policisë të Shtetit, pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë.
Këta të fundit, në përfundim të hetimeve të kryera për këtë vepër penale, kanë përpiluar relacionin përfundimtar për rezultatet e hetimit, duke u sugjeruar prokurorëve pezullimin e hetimeve për veprën penale të "Organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime e manifestime të paligjshme" parashikuar nga neni 262 i Kodit Penal, pasi sipas tyre, janë kryer të gjitha veprimet e mundshme hetimore por nuk kanë mundur të zbulojnë organizatorë apo nxitës të dhunës të ushtruar gjatë protestës së datës 21.01.2011.
Pavarësisht këtij sugjerimi, organi i prokurorisë, në kuadër të një hetimi gjithpërfshirës dhe të gjthanshëm të çështjes, çmon se duhet të vazhdojnë hetimet për të arritur në një konkluzion përfundimtar nëse veprimet e dhunshme kanë qenë të organizuara dhe, nëse po, cilët janë personat organizatorë.


Në funksion të këtij qëllimi, është e nevojshme kryerja e disa veprimeve hetimore ndaj disa deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, të cilët për shkak të një roli aktiv gjatë zhvillimit të protestës së datës 21 janar 2011 dhe të indicieve e të dhënave të grumbulluara tashmë, krijojnë dyshimin e arsyeshëm se, me veprimet e kryera gjatë zhvillimit të kësaj proteste, kanë konsumuar veprën penale të "Organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime e manifestime të paligjshme", parashikuar nga neni 262 i Kodit Penal.
Për të sqaruar plotësisht pozicionin e deputetëve Besnik Baraj, Tom Doshi dhe Taulant Balla në raport me ngjarjet e datës 21.01.2011, për veprën penale të "Organizimit dhe pjesmarjes në grumbullime dhe manifestime të paligjshme", lind e domosdoshme kryerja e disa veprimeve hetimore ndaj tyre. Për këto arësye, Prokuroria e Përgjithshme, i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë sot, më datë 23.01.2012, dhënien e autorizimit për procedim të këtyre deputetëve”

KOMENTE