Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbetjet elektronike: BE-ja miraton ligjin e ri
English

Mbetjet elektronike: BE-ja miraton ligjin e ri

Parlamenti Evropian ka miratuar një ligj të ri për të frenuar hedhjen e pajisjeve elektronike të tilla si telefonat celularë, kompjutera dhe televizorë në vendet e depozitimit të mbetjeve.
Deri në vitin 2016 shtetet anëtare të BE-se do të duhet të mbledhin 45 ton mbetje elektronike për çdo 100 ton pajisjesh elektronike të vena në shitje gjate tre viteve të fundit.
Deri në 2019 objektivi duhet të rritet ne 65 ton, ose shtetet anëtare mund të zgjedhin të grumbullojnë 85 përqind ë totalit të mbetjeve elektronike të gjeneruara.
Zyrtaret e BE-se thonë se vetem rreth një e treta e ketyre mbetjeve trajtohet në menyrën e duhur.
Komisioni Evropian - dega ekzekutive e BE-se - deklaron se objektivi ekzistues i detyrueshëm i BE-se për grumbullimin është 4 kg mbetje elektronike për person - që është rreth 2 milion ton në vit, nga rreth 10 milion ton mbetje të tilla në vit të prodhuara në BE.
Ligji i ri, një përditësim i Direktivës së vitit 2003 për Mbetjet e Pajisjeve Elektrike dhe Elektronike (WEEE), i jep kohë deri në vitin 2021 10 shteteteve te BE-se për të arritur objektivat e reja, në mënyrë që ato të përmirësojnë vendet e tyre të depozitimit të mbetjeve.
Këto 10 shtete, kryesisht në ish-bllokun komunist, janë anëtarësuar në BE në vitin 2004 dhe 2007.

KOMENTE