English

Aksident, plagosen 2 persona

Aksident me pasojë plagosjen e dy personave është shënuar minuta më parë në Fier. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Komunën Zharrëz, ku kanë mbetur të plagosur shtetasit Eton Petani, 29 vjec dhe Olsi Plepi, 30 vjec. Ndërkohë të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital nga ku mësohet se gjenden në gjendje të rëndë për jetën. Ende nuk ka informacione të sakta se në ç`rrethana apo cilat kanë qenë shkaqet që kanë çuar në këtë aksident.

KOMENTE