Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqiptari nga Struga që dogji flamurin maqedonas lirohet nga gjykata
English

Shqiptari nga Struga që dogji flamurin maqedonas lirohet nga gjykata

Minir Ismaili, personi nga fshati Shum i Strugës i cili dje rreth orës 15 para komunës e dogji flamurin maqedonas nga gjykata e Strugës është liruar sot rreth orës 14:30. Advokati mbrojtës i Ismailit, Dragan Korovesh se ndaj klientit të tij "ka filluari proçedurë hetimore, ndërsa ai është liruar në liri.

"Mendoj se gjykata ka vepruar në mënyrë të drejtë, se bëhet fjalë për një kthim ndaj nje reagimin nacionalist që ka ndodhur më parë nga tifozët maqedonas,dhe nuk është bërë për shkak të ndonjë urrejtje por është bërë në formë të shprehjes së nje revolti".

Nga SPB-Ohër, nën kuadër të cilës është edhe stacioni policor në Strugë sot theksuan se në testin të bërë ndaj Ismailit është konstatuar se ai me të vërtetë ka qenë nën ndikim të alkoolit sasia e të cilin në gjakun e tij ka shënuar një promil.

Nga SPB-Ohër, njoftojnë se ndaj autorit Minisr Ismaili, Stacioni policor në Strugës ka ngritur padi penale ndërsa në çdo moment pritet të shohim se çka sot do të vendos gjykata, nëse do të marrë vendim që Ismaili të qëndrojë në paraburgim ose të lirohet.

Ai akuzohet për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale, “shkaktim të urrejtjes nacionale racore dhe fetare, përçarje dhe jotolerancë”, stacioni policor në Strugë pa dorëzuar padi penale kundër Minir Ismaili 47 vjeçar nga fshati Shum i Strugës.

Flamurin maqedonas autori e ka blerë nga një librari në Strugë. Pas aktit ai është arrestuar në shtëpia e tij në Shum dhe menjëherë është dërguar në stacion.

Akti i këtillë nga ky qytetar shqiptar i Strugës vjen pas humbjes së durimit nga provokimet, fyerjet dhe brohoritjet antishqiptare të tifozëve maqedonas në ndeshjet e hendbollit të kampionatin evropian i cili mbahet në Serbi. Tifozët maqedonastre ndeshjet e fundit kanë brohoritur rishtazi parulla anti-shqiptare ndër të cilat “Le ta mësojnë shqiptarët e mallkuar se emri Maqedoni nuk do zhduket”.

KOMENTE