English

Tracey Ann Jacobson ambasadore e SHBA në Kosovë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama ka emëruar Tracey Ann Jacobson ambasadore të SHBAKosovë.

Shtëpia e Bardhë ka bërë këtë njoftim përmes faqes së internetit të Shtëpisë Bardhë. Obama kabërë publike përfaqsimin e disa diplomatëve në disa vende.
"Unë jam mirënjohës që këta individë të talentuar dhe të përkushtuar kanë rënë dakord për të marrë këto role të rëndësishme dhe për ti shërbyer popullit amerikan. Unë pres që të punojmë me ta në muajt dhe vitet që vijnë", tha Obama.

Pasi është konfirmuar nga Senati, Tracey Ann Jacobson do të zëvendësojë Christopher Dell, i cili ka qenë ambasador i SHBAKosovë që nga viti 2009. Është e njohur se Jacobson ka qenë më parë ambasadore në Taxhikistani, Turkmenistani, dhe ka shërbyer si Zëvendës Shef i Misionit në Ambasadën e SHBA në Riga të Letonisë.

KOMENTE