Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
53 rekomandimet e ODIHR-t janë reforma jonë zgjedhore shprehet Topalli
English

53 rekomandimet e ODIHR-t janë reforma jonë zgjedhore shprehet Topalli

Kryetarja e Kuvendit në takimin me ekspertët e OSBE/ODIHR-it, Jessie Pilgrim dhe Richard Lappin, të cilët janë në Shqipëri për t`i dhënë asistencë teknike Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore shtë shprehur:
"53 rekomandimet e ODIHR-it janë reforma jonë zgjedhore"
Gjithashtu ajo vlerësoi raportin e ODIHR duke shtuar:
"Këto zgjedhje ishin më transparentet dhe u zhvilluan me një sistem demokratik zgjedhor të propozuar nga PS-ja e të miratuar me konsensus të plotë nga socialistët e demokratët në Parlament. Po ashtu, opinioni i përbashkët i ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias përbën një dokument ligjor profesional i cili shërben si plan pune në zbatimin e 53 rekomandimeve për zgjedhjet, të cilat janë çështje standardi dhe jo çështje partiake" u shpreh Topalli.
Zoti Pilgrim, një njohës i mirë i çështjeve zgjedhore theksoi:
"Jemi maksimalisht të gatshëm për të asistuar në reformën zgjedhore në mënyrë që ajo të përfundojë në kohën e duhur"
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe ekspertët e ODIHR-it u shprehën optimistë për një reformë zgjedhore cilësore, e cila do të jetë materializim i rekomandimeve të OSBE/ ODIHR-it, e do të miratohet brenda afatit të duhur kohor.

KOMENTE