Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
A është e vërtetë që meshkujt mendojnë gjithmonë vetëm për seksin?
English

A është e vërtetë që meshkujt mendojnë gjithmonë vetëm për seksin?

Një studim i fundit tregon se truri i mashkullit nuk është i mbushur vetëm me mendime rreth seksit, siç mendon shumica e njerëzve.

Sipas të dhënave të studimit të psikologes Terri Fisher, meshkujt mendojnë më shumë për gjumin dhe ushqimin se sa për femrat dhe marrëdhënien seksuale.

Psikologia kishte si qëllim t’i përgjigjej pyetjes “A është e vërtetë që meshkujt mendojnë gjithmonë vetëm për seksin” dhe për këtë arsye studioi sjelljen dhe mendimet e rreth 300 personave.

Pas përfundimit të studimit, Terri Fisher zbuloi se të dhënat e mbledhura hidhnin poshtë idenë se meshkujt mendojnë për seksin çdo 7 sekonda. Studimi tregoi se meshkujt mendojnë mesatarisht 19 herë në ditë për seksin, dhe jo 400 herë siç rezultonte nga studimet e mëparshme.

Sipas studimit, mendimet e tjera të meshkujve lidhen sërish me nevoja fiziologjike, si gjumi apo ushqimi, të cilat në të shumtën e rasteve janë më të shpeshta se mendimi për seksin

KOMENTE