Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vajza 17 vjeçare rrezikon jetën nga ushqimet e shpejta. Përfundon në spital
English

Vajza 17 vjeçare rrezikon jetën nga ushqimet e shpejta. Përfundon në spital

Një vajzë adoleshente 17 vjeçare nuk ka futur asgje në gojë përveçse ushqime të skuqura dhe ushqime nga McDonalds për 15 vjet dhe tani ndodhet në gjendje kritike për jetën pas një kolapsi që pësoi si rezultat i anemisë së theksuar.
Ajo kohët e fundit u rrëzua pa e kuptuar dhe mezi po merrte frymë.
Që në moshën 2 vjeçare kur provoi chicken nuggets (pjesët pule dhe të mbuluara pak me miell, të skuqura dhe pikante) ajo nuk rreshti së ngrëni vetëm atë ushqim dhe të tjera të atij lloji.
Ajo është paraljamëruar për rreziqet e këtij ushqimi por nuk ka pranuar të heqë dorë pasi nuk mund të hante asgje tjetër edhe pse nëna e saj është përpjekur në mënyra nga më të ndryshmet.
Irvine, kurrë nuk ka ngrënë fruta ose perime, dhe tani mjekët e kanë futur në një terapi me injeksione dhe në një kurë të fortë të pasur me vitamina. Ajo shprehet se po përpiqet për të kthyer metabolizmin e saj por nuk arrin të durojë dhe ndihet keq.
Mungesa e vitaminave jetike dhe ushqyesëve të tjerë - të kombinuara me një sasi të rrezikshme të kripës - mund të rrisë presionin e gjakut dhe të dobësojnë sistemin imunitar - thonë mjekët.

Madje tani adoleshentja kërkon dhe një dhomë tjetër për lodrat e saj të shumta që i kanë rënë në ushqimin që merrte.

Pra prindërit nuk duhet të imponojë një fëmijë për të ngrënë diçka, por gjithmonë mbani dhe ofroni ushqime të reja por në masën e duhur, e cila vjen pasi keni një informacion mbi atë ushqim.

KOMENTE