English

Hetimi i 21 janarit brenda kornizës ligjore shprehet Basha nga SHBA

Lulzim Basha i cili ndodhet për vizitë në SHBA, është shprehur se hetimet e 21 janarit duhet të jenë brenda kornizës ligjore.
“Mendoj se është shumë e rëndësishme që procesi të eci në parametrat e shtetit ligjor dhe në këtë kuptim çdo aktor duhet të udhëhiqet pikërisht nga ligji dhe nga nevoja për të ekzekutuar brenda kornizës ligjore përgjegjësitë që ka”, ka deklaruar kryetari i bashkisë së Tiranës.

Gjithashtu ai shprehet se si kryetar i qytetit më të madh e të rëndësishëm të Shqipërisë, gjithë energjia e tij do të drejtohet drejt përmirësimit të jetës së qytetarëve të saj. Problemet e Tiranës janë të shumta dhe nuk mund të zgjidhen brenda 24 orësh, por ai shtoi se për zgjidhjen e tyre ai do të marrë mendimin e qytetarëve dhe bashkinë do e mbajë larg politikës.

KOMENTE