Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lëngu i portokallit të freskët super doktor
English

Lëngu i portokallit të freskët super doktor

Portokalli është fruti që përmban më shumë vitaminë C. Gjatë stinës së dimrit vihet re një rritje e rasteve të infeksioneve të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, gripit dhe ftohjes. Specialistët sugjerojnë konsumimin e rregullt të lëngut të portokallit për të shpëtuar nga sëmundjet.

Tek personat të cilët ulet imuniteti i trupit me ardhjen e të ftohtit vihet re një rritje e infeksioneve gripale. Zgjidhja më e mirë për t’u mbrojtur nga këto infeksione do ishte konsumimi i lëngjeve të pasura me vitamina. Veçanërisht lëngu i portokallit nuk duhet të mungojë në tryezat tona për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminës C, vitaminë që përforcon sistemin imunitar. Me pakësimin e vitaminës C në trup shtohet dhe rreziku i prekjes nga sëmundjet virale dhe gripale.

Konsumimi i produkteve të pasura me vitaminë C është i nevojshëm për të zhdukur faktorët që shkaktojnë vazhdimisht lodhje dhe humbje energjie. Nëse personi konsumon vazhdimisht lëng portokalli mund të mbrohet mjaft mirë nga sëmundjet.

Një i rritur ka nevojë të marrë afërsisht 60mg vitaminë C në ditë dhe një gotë me lëng portokalli ia plotëson këtë nevojë. Krahas kësaj flavonoidët që gjenden në lëngun e portokallit pengojnë zhvillimin e qelizave kanceroze, ushqejnë enët e gjakut dhe janë antimikrobike e antialergjike.

Flavonoidët që gjenden tek portokalli mundësojnë qarkullimin e yndyrës të marra nga ushqimet. Ndërsa pektina që përmban portokalli ndihmon në ekuilibrimin e aktivitetit të zorrëve, sheqerit në gjak dhe uljen e kolesterolit.

KOMENTE