English

Ligji i tatimit mbi të ardhurat. Miratohen ndryshimet dhe pritet votimi i tij në parlament

Ndryshimet në projektligjin për deklarimin e të ardhurave, janë miratuar vetëm me votat e mazhorancës. Zv.ministri i Financave Alfred Rrushaj deklaroi se ndryshimi i parë ka të bëj me shtyrjen e afatit deri në fund të shtatorit dhe rritja e pragut të vetëdeklaruesve deri në 2 milion leke të ardhura në vit. Sipas Rrushaj me këtë prag të të ardhurave pritet të përpunohen 100 mijë deklarime dhe për këtë administrata tatimore ka kapicitetet e duhura.
Opozita i mbështeti këto ndryshime në parim por kërkoi më tepër kohë për zbatimin e këtij ligji. Sipas Arben Ahmetaj që të funksiononte i gjithë ky proces duhet që të shtyhet të paktën deri në 2014-2015 në mënyrë që të përgatitej sistemi.
Pas miratimit në komision ky projektligj duhet të marrë votat edhe në parlament në mynyrë që të hyjë në fuqi.

KOMENTE