English

Çadrat e romëve vendosen tek Avokati i Popullit

Duke u gdhirë data 1 shkurt 2012 disa familje rome morën ato pak gjera personale që kishin dhe u drejtuan drejt oborrit të zyrës së Avokatit të Popullit. Ata ngritën çadrat në oborrin e Avokatit të Popullit ndërsa gratë e fëmijët u strehuan në ambjentet e brendshme të këtij institucioni. Këtë kanë parë si të vetme zgjidhje, 8 familjet rome të cilat jetonin në Tufinë. Pronari i tokës ku ishin ngritur çadrat u la afat afat deri në 1 shkurt. Në limitet e këtij afati këta banorë ndoqën premtimin e Avokatit të Popullit për të ardhur në këtë institucion nëse shteti nuk do t`u jepte zgjidhje strehimit të tyre.

Avokati i Popullit Igli Totozani tha se në zyrat e tij do të pritet cilido qytetar që ka nevojë për ndihmë. Ndërsa romëve, avokati u ka lënë në dispozicion çdo ambjent në kushtet kur temperaturat janë të ulta.
Avokati sqaron se këto çadra do të mbeten në këtë ambjent derisa këta qytetarë të marrin zgjidhje përfundimtare ndërsa theksoi se po vazhdon bisedimet me Ministrinë e Punës.
Avokati i Popullit përveç asistencës së strehimit thirri edhe shërbimin mjekësor për çdo rast emergjentë.

KOMENTE