English

Miratohet ligji për privatizimin e truallit

Debat i ashpër në komsionin e ekonomisë dhe financave midis mazhorancës dhe opozitës, përsa i përket ligjit për privatizimin e truallit shtetëror në përdorim dhe taksës mbi të drejtën e përdorimit të tij. Opozita ka akuzuar mazhorancën se gjatë viteve të fundit janë bërë privatizime korruptive të pronës publike, ku si pasojë ka sjellë edhe reagimin e menjëhershëm të kreut të komisisonit Edmond Spaho.
Deri tani numërohen 13 mijë e 700 objekte të privatizuara dhe rreth 28 mijë hektar tokë. Sipas përfaqësuesit të ministrisë së financave është zvarritrur në kohë proçesi i pagesës së privatimit.
Komisioni i Ekonomisë miratoi kështu vetëm më votat e mazhorancës propozimin e sjellë nga ministria e financave e cila kërkon që të ndërhyhet në ligj duke parashikuar që nëse vlera e truallit që kërkohet për privatizim, paguhet menjëherë kjo të realizohet brenda 30 ditëve, duke përfituar ulje në masën 20 përqind të vlerës.

KOMENTE