Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fëmija 9 muajshe vdes në operacion nga një sëmundje e rrallë e mëlçisë
English

Fëmija 9 muajshe vdes në operacion nga një sëmundje e rrallë e mëlçisë

Bailey Massey vdes gjatë operacionit për transplantimin e mëlçisë së tij, pasi u diagnostikua me një sëmundje të rrallë të mëlçisë.

Bailey Massey u diagnostikua që kur ishte vetëm 7 javë, dhe deri kur u bë 9 muajsh ai luftonte për jetën e tij. Edhe pse ai luftonte me jetën e tij, të qeshurat e tij nuk munguan asnjëherë. Ishin filmat për fëmijë me kartona që i sillnin buzëqeshjen e pafajshme në fytyrën e tij.

Bailey u diagnostikua me artresia biliare, që shkaktohet nga mos funksionimi i kanaleve biliarë të mëlçisë dhe pas disa javësh mjekët u thanë prindërve që ai kishte nevojë për transplant.

Ishte i pari babai i tij si donator, por nuk u realizua pasi doli me probleme, më pas një donator i moshës 60 vjeç i cili u shpreh se mosha për mua ska rendësi tani përpara një fëmije të sapo lindur. Një njeri me zemër të madhe që i dhuroi mëlçinë për këtë foshnjë por që fatkeqësisht fëmija vdiq gjatë operacionit.

Ceremonia mortore e zhvilluar ishte tepër e veçantë dhe si asnjëherë e zhvilluar më parë. Të gjithë të afërmit e tij dhe të familjes u veshën personazhe të filmave me kartona dhe shoqëruan kortezhin deri në kishë dhe më pas në varreza. Ata ishin të lumtur të bënin këtë pasi ishin këta personazhe që i sollën buzëqeshjen deri në minutën e fundit të jetës së tij.

KOMENTE