English

Policia e paguan 73 vjeçarin, me 20 mijë euro dëmshpërblim (VIDEO)

Një biznesmen në pension sot fitoi më shumë se £ 20.000 dëmshpërblim nga policia e cila theu dritaret e tij të makinës pasi shoferi po ecte pa rripin e sigurimit.
Gjyshi Robert Whatley, 73 vjeç, u nxorrnga makina e tij Range Rover në vitin 2009 dhe priti që zyrtari i policisë të trokiste butë në dritaren e tij të makinës.
Por një polic goditi xhamin 15 herë me shkopin e gomës së tij - ndërsa një tjetër kërceu mbi makinë dhe po gjuante me shkelm xhamin e përparmë të makinës £ 60.000.
451
E gjithë ngjarja qe regjistruar nga kamerat e vendosura në makinën e policisë.
Video është marrë nga ekipi i tij ligjor dhe më pas është postuar në YouTube - dhe është parë nga më shumë se 30 milionë njerëz në mbarë botën.
Ai në gjykatë u shpreh se e solla këtë çështje thjesht si parim për të diskutuar sjelljen e pahijshme të policëve të cilët u sollën sikur kisha grabitur ndonjë bankë.
Pasi proçesi mbaroi të gjitha u paguan nga policia, pasi çdo gjë u verifikua dhe sipas ligjit ata dëmshpërblyen gjyshin pasi i kishin shkaktuar dhe një dëm të madh psikologjik.

KOMENTE