English

Futboll. Talente shqiptare përzgjidhen nga akademia britanike

Një akademi futbolli britanike, e cila do të zhvillojë për tre ditë radhazi duke filluar nga dita e premte një aktivitet për zbulimin e talenteve të futbollit në vendin tonë ka mbërritur në Tiranë.
Akademi me zbulues talentesh nga Totenhemi, Arsenali, Celsi, Uest Hemi e disa skuadrave të tjera londineze do të shohë mundësinë e rekrutimit të fëmijëve drejt Premier Ligës angleze. Kjo akademi ka vendosur të qëndrojë dhe në Tiranë për ti dhënë mundësi dhe fëmijëve shqiptarë, grupmosha fëmijësh duke filluar nga ajo 8-vjeçare deri nën 20 vjeç. Ky është hapi i parë i ndërmarrë nga kjo akademi që sipas drejtuesve ka arritur të rekrutojë disa fëmijë drejt klubeve të mëdha anglezë si Celsi, Totenham dhe Kuins Park Rejnxhërs.
Duke filluar që ditën e premte dhe deri të dielën anëtarët e kësaj akademie do të jenë nën vëzhgimin e fëmijëve gjatë ndeshjeve në fushat e Ali Demit, ndaj mos humbisni rastin për ti parë dhe për tu ndierë krenarë për talentet tona.

KOMENTE