Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
(VIDEO) 2 vrasje mbrëmjen e kaluar në Tiranë
English

(VIDEO) 2 vrasje mbrëmjen e kaluar në Tiranë

453

Sipas njoftimit të djeshëm në lidhje me vrasjen e farmacistes Elena Basho rreth orës 18: 30 në lagjen Shkozë të Tiranës, 35 vjecarja Elena Basho ka qenë duke shkuar në shtepine e saj, kur është qëlluar me armë tre herë në trup dhe në kokë nga dy persona të armatosur, të cilët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Viktima është e martuar dhe me një fëmijë, ndërsa as ajo dhe as familja e saj nuk ka patur asnjë konflikt në kohët e fundit.
Ndërsa një vrasje tjetër ka ndodhur në rrugën Komuna e Parisit ku dy persona u qëlluan me armë zjarri rreth orës 21 e 35 minuta.
Sipas të dhënave policore nga një automjet tip “Nisan” fuoristrade, ngjyrë gri, është hapur zjarr në drejtim të shtetasit Aleksandër Gocaj, 27 vjec, i cili mbeti i plagosur.

Por nga zjarri i pakontrolluar i armës së dy personave që qëlluan me breshëri, plumbat kapën edhe 25 vjecaren Megi Jukici, e cila ishte kalimtare në rrugë. Si pasojë e plumbave të marra, 25 vjecarja, humbi jetën pak orë më pas në spitalin ushtarak.
Policia po kryen ekspertizat lidhur me këto ngjarje të cilat janë bërë të përditshme dhe të paimagjinueshme, sa njërëzit kanë filluar të kenë frikë të dalin në rrugë pasi nuk e di se ç'mund të të gjejë.

KOMENTE