Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fituan 10 milion euro në llotari, pretendojnë të marrin dhe 500 euro çdo muaj
English

Fituan 10 milion euro në llotari, pretendojnë të marrin dhe 500 euro çdo muaj

Një çift i cili fitoi çmimin £ 10.2 në një llotari janë duke pritur përsëri të marrin dhe 500 euro në muaj si përfitime invaliditeti.
Mick dhe Jean O'Shea fituan çmimin e madh EuroMillions në 2005, por zoti O'Shea ende merr ndihmë për aftësinë e kufizuar për shkak se llotaria nuk bën pjesë në këto përfitime.
Ish ndërtues, 73 vjeçari, tha për gazetën Sun: "Ne s'kemi asgjë për të fshehur, kam punuar për 40 vjet dhe unë jam i sinqertë për të..
"Unë duhet ta merrja atë që më parë por autoritetet e vonuan asistencën time që tani ka pak rëndësi.

Z. O'Shea tha se ka osteoarthritis në këmbët e tij si dhe artritit reumatoid në duart e tij dhe ka pasur kohët e fundit një operacion.

Çifti jetoj në Sneinton, Nottingham, në një shtëpi të blerë nga këshilli social që e ka blerë vetëm për 5 000 euro ndërsa tani ajo ka një vlerë prej 190 mijë euro.
Një fqinj i tyre u ka thënë gazetarëve se ata shkojnë 2 herë në vit me pushime në vende si Kanadaja, Alaska, Australi.
Ata kanë dhe një shtëpi në Irlandë që ka një vlerë 600 000 euro por që nuk shkojnë të jetojnë atje përveçse me pushime, pasi nese do të rrinë atje do të humbasin asistencën.
Drejtoresha e taksave tatimpaguese u shpreh se nuk është e drejtë që ai të kërkojë asistencë pasi ajo është vetëm për personat që kanë nevojë. Por ligji në Angli nuk ndalon benefitet që të takojnë me të drejtë kur ti papritmas bëhesh milioner.

KOMENTE